Radio Televizioni Dukagjini sot shënon 20-vjetorin e themelimit, e për këto dy dekada, Radio Dukagjini ka arritur të fitojë zemrat e shumë dëgjuesve, duke përçuar dashuri nga brenda, ashtu edhe jashtë.
Në ditëlindjen e 20-të, drejtori ekzekutiv i Radio Televizionit Dukagjini, Ermal Panduri thotë se aty ku është radio synojnë të jenë edhe me televizion.
Në një intervistë për KosovaPress, ai bën të ditur se së shpejti pritet të shtrihen edhe në Shqipëri e në Maqedoni.
“Industria e Radio Televizionit Dukagjini është jashtëzakonisht e rëndësishme për imazhin e Korporatës Dukagjini. Para së gjithash, kjo nisje është e jashtëzakonshme për komplet mënyrën e punës që bëhet në Radio Televizionin Dukagjinin. Radio Televizioni Dukagjini 20 vjet, sot ka numër të jashtëzakonshëm. Një rritë e jashtëzakonshme, numëron diku 130 punëtorë, ka shtim në numër, ka shtim në program dhe ka rritje profesionale të jashtëzakonshme. Gjithë kjo, duke ia shtuar edhe rritjen kualitative si në numra edhe financiarisht. Radio Televizioni Dukagjini sot e shënon 20-vjetorin. Radio e nisi, dhe tash dy mediume, radio dhe televizion, e kanë të njëjtin synim, aty ku është radio synojmë që të jemi edhe me televizion”, thotë ai, për Kosovapress.
Thyerja e klisheve, media sociale dhe inkoporimi i televizionit, për Pandurin ka bërë që Radio Televizioni Dukagjini të jetë një kombinim i jashtëzakonshëm dhe një ndër më të dëgjuarat në vend.
E ajo që e bënë kaq atraktive këtë radio, sipas tij, është shpirti i njerëzve që punojnë aty.
“Radio Dukagjini në matjet e fundit ka 43 përqind të audiencës, e mbizotërojmë audion në Kosovë. Gjithë kjo falë përkushtimit të një ekipi të jashtëzakonshëm… Gjithçka fshihet prapa shpirtit dhe mendjes të njerëzve që punojnë në Radio Dukagjin, afërsia me dëgjuesit, të qenit live në 24 orë, një skemë programore fleksibile duke iu përshtatur trendeve më të reja botërore. Në momentin kur kuptojmë që të tjerët janë duke kopjuar stilin tonë, ne ecim një hap më tutje, duke mos pasur frikë që të shkojmë një hap tutje dhe duke mos pasur frikë se mund t’i humbim disa dëgjues, sepse janë diku disa të tjerë që mund t’i kapim, e disa që kemi mundur t’i humbim t’i bëjmë pjesë të këtij ndryshimi”, thotë Panduri.
E njohur si ndër radiot e para dhe ndër më e dëgjuara në vend, Radio Dukagjini së shpejti pritet të ketë shtrirje më të gjerë, duke u bërë lider në rajon dhe më gjerë. E për këto plane flet edhe drejoti ekzekutiv i kësaj radioje.
“Radio Dukagjini pas 10 vitesh do të jetë medium që nuk do të jetë mediumi vetëm në vendin tonë, por do të jetë lider në rajon dhe më gjerë… Planet e afërta të Radio Dukagjinit janë shtrirja edhe në territorin ku ka shqiptarë, flas për shtrirje në Republikën e Shqipërisë, po ashtu edhe në Maqedoni. Vlerësojmë që ka treg, vlerësojmë që ka kapacitet, vlerësojmë që jemi të aftë profesionalisht që të shtrihemi dhe të jemi të suksesshëm edhe në këto dy tregje”, shprehet ai.
Ai flet edhe për sekretin që përçon shkronja e parë e Radio Televizionit Dukagjinit.
“Përmes shkronjës së parë të Dukagjinit tentojmë të përçojmë dashuri. Nëse ka dashuri si në kolektiv, si në relacion mes dëgjuesve dhe shikuesve dhe ne që prodhojmë për ta, automatikisht je i suksesshëm. Përtej punës, Radio Televizioni Dukagjini është pasion për të gjithë ata që janë pjesë e brendshme, si për bashkëpunëtoret e jashtëm, po ashtu edhe për ata që na dëgjojnë. Nëse e shihni se diçka frymon ndryshe në këtë medium, është pasioni”, thotë ai për KosovaPress.
Ky 20-vjetor i sinjaleve të para të transmetimit të zërit në Kosovë, e gjen Radio Televizionin Dukagjini me rreth 130 të punësuarë, ndërsa ka shënuar rritje të programit dhe kualtitet edhe më të madh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova