LAJMI I FUNDIT:

Polici grushton drejtuesin e tyre, pamje që kanë shkaktuar zemërim në mesin e komunitetit në periferi të Parisit

Polici grushton drejtuesin e tyre, pamje që kanë shkaktuar zemërim në mesin e komunitetit në periferi të Parisit

Një polic francez është pezulluar dhe do të përballet me akuza penale pasi u filmua në mënyrë të përsëritur duke goditur një drejtues të komunitetit me ngjyrë në një periferi të trazuar të Parisit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e postuara në mediat sociale tregon Lamine Ba, 34 vjeç, duke u përleshur me oficerin e paidentifikuar.


Polici pastaj godet zotin Ba në fytyrë, pasi një përleshje shpërthen në një rrugë në Sevran, një qytet në departamentin e Seine-Saint-Denis, në veri lindje të Parisit.

Kjo sipas mediave vlerësohet një nga seritë e fundit të pretenduara raciste nga policia që kanë shkaktuar zemërim rreth imigrantëve në rrethinën e kryeqytetin francez.

Një zëdhënës i prefekturës lokale tha: “Përleshja u zhvillua në orën 6.25 të mëngjesit të mërkurën kur oficerët arrestuan një njeri”.

“Oficeri që shihet duke goditur njeriun e arrestuar është pezulluar që prej asaj kohe dhe detajet e ngjarjes u kaluan prokurorëve”.

Dosja gjithashtu është kaluar në Inspektoratin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare, i cili heton sjelljet e gabuara midis policëve francezë.

Ndryshe bëhet e ditur se Ba është një udhëheqës shumë i respektuar i komunitetit në Beaudottes – një seri banesash me një popullsi prej më shumë se 10,000 banorë.

Ai shpesh ndërmjetëson me policinë për problemet në zonë, veçanërisht me ata që përfshijnë të rinj që pretendojnë se janë të diskriminuar për shkak të origjinës së tyre etnike.

Ba u akuzua nga oficeri që e goditi atë për ‘treguar përbuzje’ dhe ‘përgjigje agresive’ kur u mor në pyetje fillimisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori