Në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perime-kulturës “Agrofesta”.
Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, nga ku shihet edhe fusha më e gjerë, gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës. Organizatorët thonë se përveç aktiviteteve të shumta, vizitorët do të kenë mundësi të blejnë produkte me çmime promovuese.
Banorët e Krushës së Madhe dhe rrethinës, që “bukën e nxjerrin nga toka”, sot kishin festë, pasi filloi n “Agrofesta”.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se prodhimet cilësore që i bëjnë këto gra fermerë dhe këta fermerë me duart e tyre, i bën krenar dhe i obligojnë që ta rrisin përkrahjen për gratë fermerë dhe bujqit e tyre.
“Është festival shumë i rëndësishëm sepse paraqet vlerat të cilat shpalosin rezultatin e punës së madhe, të jashtëzakonshme që bëjnë heroinat e Krushës, fillimisht gratë fermere, bujqit e Krushës, fermerët e Krushës dhe të kësaj treve. Agrofest është një ngjarje tepër e rëndësishme që dërgon një mesazh të qartë të gjithë Republika e Kosovës, të gjithë qytetarët tanë por edhe përtej, të gjithë të interesuarit sepse kjo është trevë bujqësore që ka shumë njerëz të vyeshëm, punëtorë e të zellshëm dhe ku ka më mirë sesa me pa prodhime kaq të hijshme, kaq cilësore të cilat jo vetëm që kanë në treg në Kosovë e rajon, por kanë treg edhe në shtetet individuale të Bashkimit Evropian”, tha ai, njofton KP.
Ai shtoi se si komunë kanë rritë buxhetin për bujqësi mbi 1 milionë euro dhe do ta rrisin edhe në vitet në vazhdim, por edhe Ministria e Bujqësisë duhet ta kthejë në prioritet të lartë bujqësinë në Republikën e Kosovës, sepse bujqësia është një faktor që ndikon në fuqizimin e ekonomive tona familjare, por edhe në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, të cilët na bëjnë krenarë si qytetarë e si shtet, pasi prodhimet e tyre janë të kërkueshme në treg.
Kryetari i fshatit Krushë e Madhe dhe koordinatori i Agrofest, Selami Hoti tha se kësaj radhe kanë fermerë të ftuar nga e tërë komuna e Rahovecit. Ai tha se qëllimi i Agrofestës është promovimi i produktet bujqësore.
“Qëllimi i këtij festivali është vlerat e fermerëve krushianë të promovohen tek blerësit, tek qytetari kosovar dhe më gjerë dhe të shihen ato me një sy të mirë, mos të merren me frikë dhe është me qëllim të edukimit të fermerit që duhet të punojë në bazë të kërkesave të tregut dhe gjithashtu të punojë edhe qytetari, konsumatori të mos frikësohet dhe t’i sheh nga afër prodhimet se si bëhen ato”.
Anjeza Duraku nga kompania Agro Krusha tha se kanë produkte të ndryshme sic është speci i kuq, që quhet speci i ajvarit por edhe lloje të tjera të specave.
“Festivalet për ne janë shumë të rëndësishme sepse për ne është urë lidhëse për shtete të tjera dhe mund të bëjmë bashkëpunime të ndryshme dhe kjo është një plus për zhvillimin e kompanisë sonë, dhe gjithashtu është një mundësi e mirë për të ekspozuar mallin tonë”, tha ajo.
Për t’i prezantuar produktet e tij në këtë panair k dal edhe Fehmi Duraku, bujk nga Krusha e Madhe.
“Sot kemi dalë në panair me i prezantu perimet tona, kemi disa vështirësi me disa sëmundje, kemi nevojë me dhënë disa këshilla nga ekspertë, me gjet ilaçin e një sëmundje, po na bëhen me pika. Me treg sivjet nuk ka qenë keq, mirë ka qenë”, tha ai.
Vizitorët e festivalit, përveç blerjes së produkteve bujqësore, kishin mundësi të shohin edhe përgatitjen e turshive dhe ajvarit nga gratë krushjane.
Në këtë edicionin të festivalit tashmë tradicional të perimekulturës “Agrofesta”, do të mbahet edhe një koncert, ku do të performojnë reperët kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje