LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja Let’s Dance 2019 dedikohet për sigurimin e pajisjeve mjekësore për foshnje

Ngjarja Let’s Dance 2019 dedikohet për sigurimin e pajisjeve mjekësore për foshnje

Blerja e pajisjeve të specializuara mjekësore për foshnje është këtë vit fokusi i ngjarjes tradicionale të bamirësisë Let’s Dance. Kjo ngjarje organizohet në përkrahje të fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Let’s Dance ka për mision mbledhjen e fondeve për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore për foshnjet e lindura para kohe dhe që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si dhe mundësi për shërbime shëndetësore dhe edukative në përkrahje të nënave dhe familjeve të këtyre foshnjeve.

Këtë vit, ngjarja e organizuar nga Fondacioni Action for Mothers and Children shenjon 5-vjetorin vet. Si çdo vit, fondet sigurohen nga sponsorët dhe shitja e biletave dhe 100% e tyre do të shkojnë në blerjen e pajisjeve mjekësore.


Për të dhënë përkrahjen tuaj, mund të zgjidhni një nga paketat e sponsorizimit apo të blini për vete dhe për miqtë tuaj biletën për ngjarjen bamirëse Let’s Dance që mbahet me 24 tetor 2019 në Sheshin 21 në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Për t’u bërë sponsor, kontaktoni me Fondacionin Action for Mothers and Children në adresën info@amchealth.org ose numrin e telefonit 049 110 333.

Ngjarja Let’s Dance organizohet nga Fondacioni Action for Mothers and Children dhe Crimson Capital. Përcilleni faqen e ngjarjes në Facebook për më shumë informata.

AMC është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. www.amchealth.org

artikull i sponsorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori