LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrat e Grupit të Vishegradit i bënë thirrje BE-së të japë vendim pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Kryeministrat e Grupit të Vishegradit i bënë thirrje BE-së të japë vendim pozitiv për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Kryeministrat e shteteve të Grupit të Vishegradit në takimin e sotëm në Pragë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Zaev miratuan Deklaratën e Grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, liderët e Grupit të Vishegradit në Deklaratë e vërtetojnë përkrahjen e tyre për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në tekstin e Deklaratës theksohet se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është mjet i rëndësishëm dhe vlerë e paçmuar për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor: nga atje, ekzistimi i politikës kredibile për zgjerim paraqet investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Bashkimit Evropian. Në këtë dokument të Grupit të Vishegradit theksohet se hyrja është dhe do të mbetet proces i meritave që varret nga avancimi i arritur, dhe ju bëhet thirrje palëve në BE, ta përforcojë impulsin pozitiv dhe energjinë që doli në avancimi në reformat dhe nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes historike të Prepsës, përmes hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.


Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se nisja e bisedimeve në tetor të këtij viti jo vetëm që do të mundësojë dy shtetet të përkushtohen edhe më shumë tek reformat e nevojshme, por do të shërbejë edhe si inkurajim për gjithë rajonin dhe garanci se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ketë rol udhëheqësor në transformimin pozitiv të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori