LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës mbledh mbi 800 milionë euro

Dogana e Kosovës mbledh mbi 800 milionë euro

Dogana e Kosovës krahasuar me vitin paraprak ka mbledhur 31 milionë euro më shumë.

Sipas Doganës, kjo është arritur për herë të parë që nga themelimi i kësaj agjencie.

“Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit. Pra kjo paraqet një të arritur të madhe si dhe një lajmë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milionë që paraqet rritje prej 31 milionë euro më shumë apo 4 për qind më shumë”, thuhet në njoftimin e Doganës.


Në fund, Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim. /Telegrafi/