LAJMI I FUNDIT:

Të premten fillon gara automobilistike, garuesit nga Kosova nisen drejt Kroacisë

Të premten fillon gara automobilistike, garuesit nga Kosova nisen drejt Kroacisë

Në një garë automobilistike në Kroaci pritet të zhvillohet nga data 13 deri më 15 shtator, e cila fillon në fshatin Most dhe përfundon 5,001 metra më larg në Penicici.

Kjo garë organizohet nga Auto Club ‘Buzet’ nga Buzet i Kroacisë.


Dhe përveç pjesëmarrësve të tjerë nga rajoni, përcjell Telegrafi, në këtë garë pritet të marrin pjesë edhe nga Kosova, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, e cila kishte bërë të ditur edhe listën e pjesëmarrësve, si dhe makinat që do të shfrytëzohen në garë.

FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë
Lexo po ashtu FASK merr pjesë me nëntë garues në garën malore që zhvillohet në Buzet të Kroacisë

Po ashtu ishte bërë e ditur se si mbështetës të kësaj gare malore, do jenë edhe Marakli t’Kerreve, që do të udhëtojnë së bashku me garuesit dhe organizatorët, për të qëndruar atje gjatë tri ditëve sa zgjatë kjo garë.

Lidhur me këtë, duke publikuar një fotografi të nisjes, “Marakli t’Kerreve”, në të cilën ka një përshkrim: “Na dojna qe ju me na u kthy me shum kupa!”.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë garë nga Kosova pritet të jenë:

Bardhyl Canolli – Klasa 10, Radical SR8 LM

Valon Jaha – Klasa 8, BMW

Liridon Kalenderi – Klasa 7, Mitsubishi Evo 9

Gazmend Demolli – Klasa 7, Opel Astra H

Besfort Bunjaku – Klasa 6, Opel Astra SP

Kreshnik Mariqi – Klasa 3, Yugo

Leutrim Bytyqi – Klasa 2, Peugeot 106