LAJMI I FUNDIT:

BREXIT pa marrëveshje paralajmëron mungesa ushqimore

BREXIT pa marrëveshje paralajmëron mungesa ushqimore
Grupi 'Our Future, Our Choice' | Foto: Dan Kitwood/Getty Images/Guliver

Planet e qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe një sasie të ushqimit të freskët si dhe paralajmërojnë mundësinë e organizimit të protestave në këtë shtet.

Dokumenti i publikuar të mërkurën mbrëma është thënë të jetë hartuar më 2 gusht, nëntë ditë pasi Boris Johnson ka fituar pozitën e kryeministrit dhe ka krijuar bazën e planeve në rastit të BREXIT-it pa marrëveshje.

Aty thuhet se sipas skenarit më të keq, bizneset mund të përballen me ulje të të hyrave për shkak të dilemave derisa të finalizohet BREXIT-i.


Shtetasit britanikë po ashtu mund të jenë subjekte të rritjes së kontrolleve në kufijtë në Bashkimin Evropian.

Përveç tjerash aty janë përmendur edhe problemet me furnizim me naftë si dhe është thënë se paniku i blerjes së tepërt mund të rezultojë me mungesa në disa pjesë të shtetit.

Ky dokument është publikuar për herë të parë në të përditshmen, Sunday Times më 18 gusht, shkruan REL.

Michael Gove, ministri britanik i angazhuar për përgatitje në rast të BREXIT-it pa marrëveshje, ka thënë se këto paralajmërime janë të vjetra dhe nuk reflektojnë nivelin aktual të punës.

Partia Laburiste që është në opozitë ka thënë se dokumenti ka konfirmuar rreziqet e mëdha të BREXIT-it pa marrëveshje.

“Është absolutisht e papërgjegjshme që qeveria ka tentuar të injorojë këto paralajmërime dhe të parandalojë publikun që të mos shohë këto të dhëna”, ka thënë zëdhënësi i laburistëve për BREXIT, Keir Starmer.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori