Luftanija moderne e marinës amerikane që lundron në ujërat e Oqeanit Paqësor është e pajisur me armë të reja, që sipas analistëve, do të mund të ndërronin raportin e fuqive në vendet jo stabile siç është deti i Kinës Jugore, shkruan CNN.
“USS Gabrielle Giffords” është një luftanije e shpejtë e pajisur me raketa të tipit të ndryshëm, që fluturojnë nën sipërfaqen e ujit dhe vështirë se detektohen nga radarët, transmeton Telegrafi.
Këto raketa janë dizajnuara në atë mënyrë që të manovrojnë dhe të shmangin sistemin mbrojtës së armikut. E zëdhënësi i Flotës së Tretë amerikane ka konfirmuar këto informacione për CNN, duke shtuar se këto armë do të rrisin fuqinë luftarake të marinës amerikane.
SHBA-të dhe Kina vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për militarizimin e Detit të Kinës së Jugut, rajon ky në të cilin shumë vende pretendojnë të mbrojnë interesat e tyre, por Kina kategorikisht i refuzon ato.
“USS Gabrielle Giffords” është luftanija e parë e pajisur me raketa për luftë të hapur në det, kurse në planifikohet që më shumë se 30 anije të pajisen me raketa të tilla. Bëhet fjalë për anijet që mund të manovrojnë në ujërat e cekëta dhe rreth ishujve.
Naval Strike Missile janë raketat që fillimisht ishin prodhuar për ushtrinë norvegjeze dhe me sukses janë testuar nga luftanija amerikane Coronado gjatë vitit 2014.
Këto raketa kanë rreze veprimi prej 160 kilometra, që i bie rreth 30 për qind më shumë në raport me rrezen e veprimit të raketave “Harpoon” që marina amerikane i ka përdorur deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe