Gëzim Kelmendi: Partitë opozitare nuk ishin të interesuara për bashkëpunim parazgjedhor me partinë tonë
Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se kjo parti ka për qëllim që të ndryshoj mendësinë politike në Kosovë ku politikani do të jetë në shërbim të popullit.
Kelmendi në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Fjala nëse vjen në pushtet do të përgjysmojë pagat e politikanëve duke filluar nga Presidenti, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se për politikanët do të largojnë edhe shumë privilegje tjera që sipas tij janë të panevojshme si mbushjet telefonike e drekat pa limit.
Kelmendi thotë se Fjala ka qenë e interesuar për të bashkëpunuar në koalicione parazgjedhore me partitë tjera e sidomos ato opozitare, por sipas tij dyert për ta kanë qenë të mbyllura.
“Përgjigjet e tyre kanë qenë të shkurtra: Nuk duam të bëjmë koalicione dhe do të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Kjo u dëshmua pasi shumica e tyre shkuan të vetme në zgjedhje.
Kryetari i partisë “Fjala” ka thënë se kjo parti ka konkurruar në zgjedhje me 51 kandidatë për deputetë pasi për të më e rëndësishme ka qenë cilësia se sasia.
Ai thotë se megjithatë ky numër ka pasur edhe një qëllim simbolik që ka nënkuptuar se përgjysmimi i listës së kandidatëve për deputetë do të nënkuptojë përgjysmimin e ministrive nga 20 në 10./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City