LAJMI I FUNDIT:

Piazon i acaruar me Chelsean

Piazon i acaruar me Chelsean
Lucas Piazon (Foto: David Woodley/Action Plus via Getty Images/Guliver)

Lucas Piazon duket se nuk ka të ardhme te Chelsea dhe po e mendon largimin përfundimtar në afatin e janarit.

Mesfushori i talentuar u transferua te The Blues në vitin 2011, por që nga ajo kohë ka qenë më shumë i huazuar.


Sipas asaj që raporton A Bola, 25-vjeçari që nënshkroi në javën e kaluar kontratë të re me skuadrën londineze, e dëshiron largimin.

Piazon ka thënë për mendimin portugez se ai kishte dëshirë që të luanë te Chelsea, mirëpo tani e dëshiron largimin.

Këta janë 41 lojtarët e huazuar që mund ta shpëtojnë Chelsean në sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Këta janë 41 lojtarët e huazuar që mund ta shpëtojnë Chelsean në sezonin e ardhshëm

“Jam i lodhur duke luajtur sa atje sa këtu. Kam nevojë për një vend ku ndihem si në shtëpi dhe mos të bëjë lëvizje në çdo afat kalimtar”, ka thënë mesfushori.

Por, Chelsea nuk mendon ta ndalojë lojtarin nga largimi përfundimtar, nëse nuk dëshiron të qëndrojë në formë huazimi. /Telegrafi/