Partitë që ishin në pushtet, nuk po shihen si subjekte që mund ta luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kështu thonë njohës të zhvillimeve politike dhe juridike, teksa kërkojnë nga to, që të kenë prioritet vetting-un në sistemin e drejtësisë.
Cilado parti që vjen në pushtet pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, fokusin kryesor gjatë qeverisjes së tyre duhet ta kenë “vetting-un” në sistemin e drejtësisë.
Sipas Anton Nrecajt, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, kjo është mënyra e vetme e dekriminalizimit të institucioneve në vendin tonë.
“Mënyra e vetme për dekriminalizimin e institucioneve është dekriminalizimi i sistemit të drejtësisë. Kjo mund të bëhet përmes një vetting-u të thellë përfshirë gjykatat, prokurorinë dhe policinë. Vettingu mund të bëhet me ndihmën e shteteve të fuqishme si Britania e Madhe, Amerika apo Gjermania. Pa përkrahjen e këtyre vendeve nuk mund të ketë vetting të mirëfilltë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.
Për profesorin Universitar, Mazllum Baraliun, subjektet politike që kanë qenë në pushtet për vite me radhë, nuk munden me qenë luftëtar të denjë të dukurive negative nëpër institucione qeverisëse, përcjell Telegrafi.
“Dikush që ka sjellë deri në këtë gjendje flagrante dhe pothuajse të pariparueshme për një kohë të gjatë Kosovën në këtë gjendje të kriminalizimit të shoqërisë, korrupsionit, nepotizmit, papërgjegjshmërisë institucionale, nuk mund të jenë luftëtarë të denjë dhe të suksesshëm të gjithë asaj që kanë krijuar me vite e dekada dhe që me vetëdije të plotë kanë vazhduar avazin deri më tani”, tha Mazllum Baraliu.
Në listën për deputetë, për zgjedhjet e 6 tetorit, partitë kishin premtuar se nuk do të kandidonin persona që kanë problem me ligjin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze