LAJMI I FUNDIT:

Historia e fotografisë më kontraverse të 11 shtatorit 2001

Historia e fotografisë më kontraverse të 11 shtatorit 2001

Një fotografi e realizuar në Shtetet e Bashkuara përgjatë sulmeve të 11 shtatorit (2001), të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, dëshmon se si një imazh i shkrepur mund të përcjellë mesazh të rremë dhe jobesnik për emocionet e vërteta që përjetojnë në atë çast subjektet.

Kur u raportuan mediatikisht sulmet që u morën jetën rreth 3 mijë personave, fotografi Thomas Hoepker ishte në anën e epërme të Manhatanit.

Ai mori kamerën e tij dhe me makinë iu drejtua jugut, duke u përpjekur të arrinte në zonën e Qendrës Botërore të Tregtisë, e cila ishte rreth 10 km larg.


Ai fotografoi fillimisht një re të madhe tymi që ngrihej nga Kullat Binjake, kur pa pranë një restoranti në Williamsburg (Brooklyn) një grup njerëzish të ulur në diell, të qetë, duke komunikuar me njëri-tjetrin. Hoepker qëndroi në një distancë të caktuar dhe bëri një foto, pa iu afruar njerëzve në fjalë.

Fotografi me origjinë gjermane, i cili sot është 75 vjeç, vendosi të mos e publikojë atë imazh, sepse kontrasti midis qetësisë, atmosferës së grupit dhe tragjedisë në sfond ishte shumë i qartë. Vetëm në vitin 2006, me rastin e përvjetorit të pestë të sulmeve, imazhi u publikua në një libër fotografik të David Friend, i cili shkroi se autori ishte “vetë-censuruar”.

Në po të njëjtin vit, kritiku Frank Rich publikoi një artikull të shkurtër në New York Times, ku e konsideronte fotografinë si një shembull të pamundësisë së amerikanëve për të mësuar nga tragjeditë. Ky interpretim shkaktoi në ditët në vijim mjaft polemika; imazhi u cilësua gjithashtu si një tregues i qartë dhe i aftësisë së njeriut për të mbetur i pandjeshëm ndaj një ngjarjeje të dhimbshme dhe të përmasave të tilla.

Walter Sipser, i cili e identifikoi veten si një nga pesë personat e fotografuar, deklaroi asokohe se ishte përkrah të dashurës dhe se po diskutonte ato që po shihte me disa të huaj, të bashkuar vetëm si spektatorë të tragjedisë.

Sipser u shpreh se ai, si partnerja e tij, ishte i tronditur dhe njëkohësisht i impresionuar nga ato që po shihte.

Pra, kuptohet qartazi se përse fotografia e Thomas Hoepker është cilësuar kontraverse.

Marrë nga: Il Post/Mapo

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori