Përveç se është një nga njerëzit më të pasur dhe më të suksesshëm në botë, në shumë raste Warren Buffett ka demonstruar inteligjencë të jashtëzakonshme.emocionale .
Për shembull, a keni dëgjuar ndonjëherë për rregullin e tij 25/5?
Jeffrey Towson, kohët e fundit ndau në LinkedIn historinë se si ai e ka zbatuar këtë rregull në karrierën e tij.
Sipas tregimit, Mike Flint, i cili ka punuar si pilot personal i aeroplanit të Buffett për një dekadë, po diskutonte prioritet e karrierës me shefin e tij kur Buffett i tregoi atij një ushtrim të thjeshtë.
Së pari, Buffett i tha Flint të bënte një listë me 25 qëllimet e tij më të mira në karrierë. Pastaj, Buffett i tha t’i nënvizonte pesë qëllimet e para. Dhe, Buffett rekomandoi një përdorim shumë unik të kësaj liste.
Raportohet se, Buffett i tha Flintit të qëndrojë i përqendruar në arritjen e qëllimeve 1 deri 5 dhe t’i qëndrojë larg qëllimeve 6 deri në 25.
Por, çfarë mund të mësojmë nga kjo?
“Gjithçka ka të bëjë me përqendrimin. Ju nuk do t’i arrini 25 gjëra në jetën tuaj. Nëse vërtet përqendroheni në termin afatgjatë, mund t’i arrini tri deri në pesë qëllime të mëdha, ndoshta. Dhe shpërqendrimi do të vijë prej numrave 6 deri në 25, sepse këto gjithashtu janë gjëra që ju interesojnë. Këto janë shpërqendrimet tuaja më të mëdha”, thotë Towson, shkruan Inc., përcjell Telegrafi.
Ky rregull i thjeshtë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të aplikuar inteligjencën emocionale në jetën tuaj të përditshme.
Është e lehtë t’i gjeni pesë gjëra që me të vërtetë dëshiron t’i bëni. Por është edhe më e lehtë të hutoheni nga kënaqësitë e përkohshme të gjërave që nuk janë aq të rëndësishme. Dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore t’i identifikoni qëllimet 6 deri 25, për t’ju ndihmuar t’i identifikoni gjërat që po ju shpërqendrojnë.
Buffett këshillon se si të arrini qëllimet tuaja më të mëdha të karrierës ose jetës, por ju mund ta përdorni këtë rregull për t’ju ndihmuar edhe me detyrat tuaja ditore, javore dhe mujore.
Për shembull, çdo mëngjes, ju mund të bëni një listë me pesë deri në 10 gjëra që me të vërtetë dëshironi t’i realizoni në një ditë, pastaj nënvizoni vetëm detyrën kryesore, mos bëni asnjë nga detyrat e tjera deri sa ta përfundoni detyrën kryesore.
Bëni të njëjtën gjë edhe për javën. Identifikoni dhjetë gjëra që dëshironi t’i përfundoni, por zgjidhni vetëm dy ose tri më kryesoret. Bëni këto detyra prioritetin tuaj kryesor dhe mos lejoni që detyrat tjera t’ju shpërqendrojnë.
Ju mund të përsërisni të njëjtin proces për muajin tuaj, për vitin tuaj, apo edhe për strategjinë tuaj pesë-vjeçare.
Pasi lista juaj të jetë e plotë, bëjeni zakon t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme kur të përballeni me alternativa se si ta kaloni kohën tuaj: A do të më ndihmojë kjo detyrë të arrij qëllimin tim të ditës?; A do të më ndihmojë ky projekt të arrij qëllimet e mia kryesore të vitit?; A do të më ndihmojë kjo strategji të arrij qëllimet e mia përfundimtare të karrierës? dhe apo, a bën pjesë kjo detyrë në kategorinë e dytë: interesante, diçka interesante por një shpërqendrim?
Përdorni rregullin 25/5 dhe do të arrini përqendrim ekstrem, por do të bëni që emocionet të punojnë për ju, në vend që t’ju kundërshtojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'