LAJMI I FUNDIT:

Trump: Bisedimet me talibanët janë të vdekura

Trump: Bisedimet me talibanët janë të vdekura

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet me talibanët, për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, janë “të vdekura”.

“Sa më përket mua, ato janë të vdekura”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.


Në fundjavë, presidenti amerikan e anuloi një plan sekret për të pritur një delegacion të talibanëve në SHBA, pasi grupi militant pranoi se ka vrarë një ushtar amerikan.

Dy palët janë dukur se janë pranë një marrëveshjeje dhe talibanët kanë thënë se SHBA-ja “do të humbasë më së shumti” nga anulimi i bisedimeve, përcjell rel.

Trump e ka bërë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani prioritet në politikën e jashtme. Por, i pyetur për 14,000 ushtarët amerikanë që ndodhen ende atje, Trump tha: “Do të donim të dilnim, por do ta bëjmë këtë në kohën e duhur”.

Trump u kritikua për mundësinë e pritjes së talibanëve në SHBA, vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Megjithatë, presidenti e mbrojti idenë, duke thënë se takimet janë një gjë e mirë dhe jo një gjë e keqe.

Në trend Botë

Më shumë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Kalo në kategori