LAJMI I FUNDIT:

Opozita greke reagon ndaj deklaratave të Mitsotakis për Marrëveshjen e Prespës

Opozita greke reagon ndaj deklaratave të Mitsotakis për Marrëveshjen e Prespës

Një pjesë e partive opozitare greke kanë drejtuar kritika të ashpra deri te kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis për fjalimin e tij në hapjen e Panairit ndërkombëtarë në Selanik të shtunën mbrëma si në raport me qëndrimet për politikën ekonomike, ashtu edhe për Marrëveshjen e Prespë.

Nga SYRIZA thonë se Mitcotakis në praktikë e pranon nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës, nga MERA25 komentojnë se “habit heshtja e kryeministrit grek”, ndërsa nga Zgjidhja greke se Qeveria e ka “dhënë emrin e shenjtë Maqedoni, shkupjanëve”.

“Micotakis nga Selaniku, nga Panairi ndërkombëtar në Selanik në fjalim të gjerë prej rreth 7.000 fjalësh nuk gjeti asnjë fjalë të thotë për çështjen maqedonase, asnjë fjalë për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në periudhën e kaluar paraqitej si “maqedonomahos (luftëtar i Maqedonisë). Tani pas zgjedhjeve ka vendosur se Marrëveshja e Prespës megjithatë nuk është tradhtues siç thoshin para zgjedhjeve anëtarët e Demokracisë së Re, por është marrëveshje që duhet të respektohet pa lëshime si dhe siç thonë në letër që i dërgojnë deri te kolegët e tyre nga Maqedonia e Veriut, ka thënë zëdhënësi i SYRIZA-s, Aleksis Haricis në intervistën për Radio “Parapolitika”, duke komentuar fjalimin e Micotakisit të shtunën.


Nga MERA25, parti e ish ministrit të Financave të Greqisë, Janis Varufakis theksojnë se heshtja me të vërtetë habit nëse merret parasysh pasioni patriotik me të cilën Demokracia e Re para zgjedhjeve ishte në luftë gjithëpërfshirëse kundër marrëveshjes.

“Nëse kjo na tregon diçka është mu hipokrizia e kryeministrit nga njëra anë dhe instrumentalizimi i çështjes së ndjeshme për Greqinë Veriore nga ana tjetër me qëllim të vetëm fitore në zgjedhje”, thonë nga MERA25.

Nga partia Zgjidhja greke e orientuar si djathtiste thonë se “Z Micotakis, ju mund të realizoni kontaktet e juaja me të huajt, por shoqëria greke e kuptoi! “E dhatë Maqedoninë për kolltukun e kryeministrit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori