Statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në Maqedoni, le për të dëshiruar
Në 28 vjetorin e Pavarësisë së shtetit, statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve të Maqedonisë mbetet temë e hapur. Profesori Mersim Maksuti, thotë se në një masë të konsiderueshme janë avancuar të drejtat e shqiptarëve të parapara me Kushtetute dhe Marrëveshjen te Ohrit por se ende ka punë për t’u bërë. Ka një rritje në aspektin e përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione, por në aspektin hierarkik dhe në pozitat drejtuese, situata lë për të dëshiruar.
“Por nga ana tjetër është se të drejtat e tyre natyrore e tejkalojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën aktuale dhe të drejtat të cilat i përcakton Kushtetuta e vendit, sepse populli shqiptar sipas etnikumit në akseptin demografik është populli i dytë autokton dhe përbën një shumicë të madhe të konsiderueshme dhe patjetër që duhet të jetë një element konstituiv i fuqishëm në ndërtimin dhe përbërjen e këtij shteti. Prandaj duke u nisur nga ky aspekt mbetet ende për të dëshiruar, që edhe më tej të punohet në drejtim të avancimit të tyre”, deklaroi juristi, Mersim Maksuti.
Analisti Nijazi Muhamedi është pak më skeptik. Ai konsideron se shqiptarët gjatë gjithë kësaj periudhe, kanë mbetur aty ku kanë qenë edhe para 28 viteve. Në të gjitha aspektet, si ekonomike, kulturore, arsimore dhe politike ekziston një ngecje e kombit të dytë më të madh në vend. Fajtorë për këtë i konsideron partitë politike shqiptare për të cilat thotë se nuk kanë asnjë plan politik e as ekonomik.
“Shqiptarët janë aty ku kanë qenë 28 vite me parë, qoftë në pamundësinë për të definuar një status të tyre juridik-kushtetues në bazë të aspiratave dhe legjitimitetit që e kanë në këtë vend si një popull me të drejtë për të qenë shtetformues me të tjerët. Të mos flasim për aspektin ekonomik dhe zhvillimit të barabartë në proporcion të peshës së tyre demokratike dhe ekonomike që janë katastrofë. Kemi rrënimin e perspektives ekonomike të shqiptarëve për arsye se pasuritë dhe resurset qeveritare nuk shpërndahen tek pjesa shqiptare por shpërndahen tek pjesa maqedonase në mënyrë më drastike se çka kanë qenë më herët”, pohoi Nijazi Muhamedi.
Ekspertët shtojnë se se në kuptimin politik, shqiptarët duhet të jenë më të organizuar dhe këmbëngulës në realizmin e plotë të të drejtave të tyre. Ndërkohë presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ku ndër tjerash vlerëson kontributin jetik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova