LAJMI I FUNDIT:

Hidhet poshtë miti i famshëm rreth depilimit në zonën intime!

Hidhet poshtë miti i famshëm rreth depilimit në zonën intime!

Për një kohë të gjatë, depilimi në zonën intime është shoqëruar me mitin e famshëm që thotë se diçka e tillë rrit shanset e infeksioneve seksualisht të transmetueshme

Studimet e kryera së fundmi në “The Ohio State University” vërtetuan se diçka e tillë nuk është e vërtetë.


Nga studimi rezultoi se nuk ka asnjë lidhje mes heqjes me dyllë të qimeve publike dhe sëmundjeve si klamidia apo gonorreja.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të mos përgatiteni para një takimi të tillë. Më poshtë, është renditur një listë me gjërat që duhet të dini para se të depiloheni në zonën intime.

1. Ke shumë përfitime nëse nuk depilohesh në zonën intime!

Qimet pubike veprojnë si mbrojtëse të organit gjenital femëror. Nuk lejojnë bakteret e këqija të hyjnë tek ju për të krijuar një infeksion. Nëse ju depiloheni vazhdimisht dhe nuk lini asgjë atje poshtë, rreziku për të patur probleme gjenitale është më i madh.

2. Shumica e grave mendojnë akoma se heqja me dyllë është më higjienike…

Dhe pse ka një listë me përfitime higjiene që vijnë nga qimet pubike, shoqëria na ka mësuar të kundërtën. Sa më pak, aq më mirë. Shumica e grave mendojnë se janë më të pastra duke qenë krejtësisht të depiluara në zonën intime. Në fakt, sapo i hapëm rrugë papastërtive për t’u futur!

3. Dëmtimet nga depilimi po bëhen gjithnjë e më të shpeshta

Jo të gjitha estetistet dinë të depilojnë në mënyrën e duhur. Dëmtimet rreth asaj zone jo vetëm që janë të dhimbshme, por duan kohë për t’u rikuperuar.

4. Disa metoda depilimi janë më të sigurta se disa të tjera

Nëse brisku është opsioni i parë dhe i fundit për ju, sigurohuni që ai të jetë i ri, i pastër dhe vetëm i juaji. Nëse zgjidhni dyllin, bëjini një nder vetes dhe mos e aplikoni në shtëpi. Zona juaj intime meriton më shumë vëmendje dhe dashuri. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Një truk i vogël me gjuhën tuaj do t'ju ndihmojë të keni një buzëqeshje të shkëlqyeshme në foto

Një truk i vogël me gjuhën tuaj do t'ju ndihmojë të keni një buzëqeshje të shkëlqyeshme në foto

Këshilla dhe arsye
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori