Ligji për përdorimin e gjuhëve nën llupë të Komisionit të Venedikut
Rekomandimet që do të shpreh Komisioni i Venedikut do të ndihmojnë në shmangien e dallimeve mes partive politike rreth Ligjit që rregullon çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, theksojnë ekspertët në këtë lëmi.
Gjatë kësaj jave, ekspertë të Komisionit të Venedikut kanë realizuar takime të drejtpërdrejta me të gjithë përfaqësuesit e partive politike parlamentare pas çka pritet të dalin me sugjerime konkrete rreth ligjit në fjalë.
Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë thekson se Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të përcaktojë saktë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare sepse në asnjë vend të Bashkimit Evropian pjesë e së cilës familje evropiane mëton të bëhet dhe Maqedonia e Veriut si shtet, gjuhët nuk janë të përcaktuara si çështje procedurale, siç është definuar gjuha shqipe e cila në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcaktohet si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës në vend.
“Unë pres që Komisioni i Venedikut të jap vërejtjet e veta në drejtim që gjuha shqipe të përcaktohet qartë si gjuhë e dytë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, për shkak se me këtë ligj për përdorimin e gjuhëve që kemi, aktualisht cungohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe”.
“Nuk mendoj se Maqedonia e Veriut mund të hap bisedimet për anëtarësimin e vendit në BE duke penguar që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, për shkak se shumë shtete të zhvilluara të Bashkimit Evropian kanë në përdorim më shumë se dy gjuhë zyrtare dhe kjo nuk është pengesë apo cenon integritetin për ndonjërin nga komunitetet, por është një pasuri dhe në këtë mënyrë duhet të shikohet”, thotë Sinani.
Nga ana tjetër, Besa Arifi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë për Radion Evropa e Lirë thotë se vërejtjet e Komisionit të Venedikut do të paraqesin dhe një shtytje për jetësimin e ligjit të gjuhëve në çdo pore të shoqërisë duke flakur të gjitha dilemat për çështje të caktuara.
“Është me shumë rëndësi që të merren parasysh të gjitha vërejtjet që do të shpreh Komisioni i Venedikut, të cilat do ta ndihmonin shumë jetësimin praktik të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe zbatimin e të gjitha procedurave dhe zgjidhjeve ligjore të parapara në kuadër të Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.
“Kështu që besoj se ky hap (rekomandimet që do të dalin nga Komisioni i Venedikut) do të përshpejtojnë zbatimin praktik të këtij ligji që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë”, thotë Arifi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos