Rreth 700 shtëpi dhe mijëra banorë të “lagjes 146” të Tetovës, prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, rrugët janë të shkatërruara, ndërsa mungon edhe kanalizimi. Banorët thonë se disa herë iu janë drejtuar organeve komunale, por asnjëherë nuk është marrë nismë për zgjidhjen e problemeve.
“Kemi mungesë rrugët, ujin, gjithçka mungon këtu, komuna nuk reagon aspak te ne. Ujë nuk kemi aspak hiç, me puse mbytemi dhe rrugën në hall janë shihni vetë. Gati 20 vite i kërkojmë këto gjëra, 20 vite”.
“Shkojmë në komunë na thonë keni ndërtuar në të zezë, a kur vjen koha e votave atëherë në të bardhë jemi apo, s`na marrin në dorë aspak. Një zjarr të përhapet digjemi krejt sepse s`kemi ujë. Problemi më i madh është uji dhe këto gropat të rregullohen”.
“Ujin e sigurojmë prej baltave prej gurëve dhe është i pakontrolluar aspak. Ka baktere ka të sëmurë prej lukthit barkut e tjera. Gjendja në 146 ku jemi ne është katastrofave, edhe me ujin edhe rrugët edhe me kanalizimin”, theksuan banorët.
Projekti i vetëm që është realizuar për këta më se 3000 banorë të lagjes 146 është ky rezervuar uji që është ndërtuar para dy vitesh, por që, prej atëherë, asnjëherë nuk është lëshuar në funksion.
Nga komuna e Tetovës kanë theksuar se këtë vit është në rrjedhë riparimi i 50 për qind të gropave, ndërsa pjesa tjetër, do të vazhdoj vitin e ardhshëm, ndërsa për ujin është në pritje të Ministrisë së Ekologjisë.
“Sa i përket problemit me ujin për pije, rezervuari është ndërtuar, ndërsa jemi në pritje të miratimit të projektit në vlerë prej 11.500 000 denarësh nga Ministria e Ekologjisë, për lidhjen e tij me stacionin për filtrim në Lisec”, shprehen nga komuna e Tetovës.
Për shkak të ujit të ndotur shpesh ndodh që familje të tëra, të përfundojnë në repartin për sëmundje infektive të Tetovës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'