LAJMI I FUNDIT:

50 Cent përfshihet në një debat të ashpër me vajzën e Michael Jackson, ia përmend akuzat e viktimave seksuale të babait të saj

50 Cent përfshihet në një debat të ashpër me vajzën e Michael Jackson, ia përmend akuzat e viktimave seksuale të babait të saj

Reperi 50 Cent është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes me një tjetër mosmarrëveshje.

Këtë herë reperi 44 vjeçar, ndezi konflikt me vajzën e Michael Jackson, Paris Jackson të premten, teksa gjërat shkuan deri aty sa u bënë personale, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

E gjitha filloi kur 50 Cent publikoi në Instagramin e tij një video, të muzikantit Chris Brown, i cili po shfaqej në skenën e një nga koncerteve të fundit, teksa performancën e tij e krahasoi me atë të babait të Parisit, legjendën Michael Jackson.


Në video, Brown është parë duke bërë disa skena atraktive ndërsa del për performancën e tij, dhe 50 Cent e ka titulluar videon me “E gjitha ajo çfarë po them, është se nuk e kam parë kurrë Michael Jacksonin të dalë kështu”.

Postimi tërhoqi vëmendjen e Parisit, e cila zakonisht bën çmos të mos përfshihet në akuzat që i përkisnin babait të saj të ndjerë.

Por ajo sidoqoftë iu përgjigj 50 Centit me këtë shkrim: “Superbowl 1993. Legjendat e vërteta nuk kanë nevojë të ushtrojnë sasi të jashtëzakonshme energjie vetëm për të fituar vëmendjen tuaj”.

50 Cent (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

“Qetësohu, shoku im”, vazhdoi Parisi në statusin e saj. “Qetë. Më shumë fuqi në qetësi sesa mund ta kuptoni”, ka shkruar tutje ajo në reagim.

Vajza 21-vjeçare e Michael Jackson dhe Debbie Rowe po i referohej performancës së babait të saj në shfaqjen “Superbowl Halftime” në vitin 1993 në Pasadena të Kalifornisë, ku ai në mënyrë të famshme qëndroi në këmbë akoma për minuta të tëra në fillim të xhirimeve, deri në brohoritjet e shumta nga publiku.

Por të premten, 50 Cent postoi një imazh të ri në Instagramin e tij, me qëllimin e qartë për ta ngacmuar Parisin edhe më shumë.

Paris Jackson (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

50 Cent shkruajti sërish në rrjetet sociale: “Pse jam unë djali i keq, unë e kuptoj se si ndihesh Paris, por i intereson ndokush se si ndjehen viktimat e vogla”.

Me këtë, reperi i Candy Shop sigurisht që i referohet akuzuesve të sulmeve seksuale të Michael Jackson, Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët ishin në qendër të një dokumentari të HBO në fillim të këtij viti me titullin “Leaving Neverland”.

Deri më tani, Parisi nuk duhet t’i përgjigjet kësaj replike të fundit nga 50 cent. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori