LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Mirela Sulën, shqiptarja që po drejton një lëvizje globale për fuqizimin e femrave në biznes

Njihuni me Mirela Sulën, shqiptarja që po drejton një lëvizje globale për fuqizimin e femrave në biznes

Ndonëse, dikur ishte një emigrante e cila u largua nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe, Mirela Sula, tashmë po drejton një lëvizje botërore, përmes së cilës synohet promovimi dhe forcimi i pozitës së femrës në botën e biznesit.

Sula e cila ka arritur me Global Women Club që të shtrihet në 27 shtete të ndryshme të botës, duke bartë në gjirin e këtij organizimi me mijëra anëtarë.


“Në kuadër të këtij aktiviteti kemi ardhur në Kosovë për ta lansuar projektin tonë. Nuk është qëllimi vetëm të fillojmë, por edhe të qëndrojnë dhe ta vazhdojmë aktivitetin”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, përshtypjet e të gjitha grave që drejtojnë qendrat e Global Women Club nëpër shtete të ndryshme, është se femrat në Kosova janë të mençura, kanë një maturi dhe kanë potencial shumë të madh për punë.

“Unë mendoj se gratë shqiptare duhet ta hapin mendjen dhe të provojnë, sepse pa provuar nuk e di çfarë rezultatesh mund të arrish në jetën tënde”, ka shtuar Sula.

Ajo ka thënë se lëvizja të cilën e drejton ajo synon rritjen e aftësisë për të fituar më shumë, për t’i bërë gratë më të pavarura financiarisht.

“Global Women Club, synon që t’i shoh gratë ta pavarura  financiarisht, me vetëbesim të lartë,  më konfidencë, duke rritur aftësinë për të fituar dhe për të besuar te vetja”, ka shtuar Sula.

Ajo ka porositur femrat se duhet të investojnë tek vetja, sepse sipas saj, investimi më i mirë është investimi tek vetja.

“Nuk është investimi vetëm te pamja, po sigurisht që është e rëndësishme në aspektin sipërfaqësor. Gratë e Kosovës dhe ato shqiptare mund të them kujdesen për vete, në të njëjtën mënyrë ka ardhur koha të investojnë në vetëzhvillimin e tyre”, ka theksuar Sula. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori