LAJMI I FUNDIT:

Një 11-vjeçare martohet me një 22-vjeçar në Iran – pas publikimit të pamjeve, anulohet martesa

Një 11-vjeçare martohet me një 22-vjeçar në Iran – pas publikimit të pamjeve, anulohet martesa

Një video që tregon një vajzë 11-vjeçare duke u martuar me kushëririn e saj 22-vjeçar në Iranin rural ka tërhequr vëmendjen e re për një praktikë për të cilën shumë iranianë besojnë se është në rënie.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, martesa për fëmijë është ende e zakonshme në disa zona rurale.


Videoja thuhet se tregon një martesë të ndodhur më 26 gusht në Bahmaei, një rreth i varfër në krahinën juglindore të Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad. Nusja dhe dhëndri janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe përqafohen.

Familjet e tyre shikojnë se si një udhëheqës fetar zhvillon ceremoninë, duke deklaruar në një pikë se dhëndri do të paguajë “mahr” tradicional për dorën e nuses së tij, “14 monedha ari dhe para, ekuivalent me një total prej 9000 euro.

Udhëheqësi fetar e pyet nusen: “Fatime, a pranon të martohesh me Milad Jashanin?” dhe nusja përgjigjet: “Me lejen e prindërve të mi, po”. Dhëndri thotë: “Po, edhe unë”, dhe ata bëhen burrë e grua ndërsa duartrokiten nga familjet e tyre.

Pamjet thuhet se janë filmuar më 26 gusht 2019 në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad të Iranit, ku shihet një vajzë 11-vjeçare duke u martuar me kushëririn e saj, i cili është 22 vjeç.

Neni 1041 i Kodit Civil të Iranit cakton moshën e martesës në 13 vjeç për vajzat dhe 15 për djemtë – nëse ata kanë pëlqimin e prindërve të tyre.

Por nëse familjet duan të martojnë një vajzë e cila është 12 ose më e re – ose një djalë 14 ose më i ri – ata mund të kërkojnë nga një gjykatës t’i deklarojë ata “intelektualisht të pjekur” për martesë.

Sipas statistikave zyrtare, në 5.5 për qind të martesave iraniane, nuset janë nën 15 vjeç.

Pamjet, të postuara në mediat sociale më 1 shtator dhe të shfaqura në televizionin shtetëror, shkaktuan zemërim të gjerë.

Kështu, dy ditë më vonë, prokurori publik anuloi martesën, për të cilën familjarët kanë thënë se do ta “ribëjnë” në kohën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori