Eduard Hoxha jeton në fshatin Spathar, 2 kilometra larg Librazhdit. Në mars të 2017-ës, si pasojë e reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, bunkeri që ndodhej në kodër shkëputet dhe bie në oborrin e shtëpisë së familjes Hoxha. Prej 2 vitesh asnjë institucion nuk ka ndërhyrë.
Eduard Hoxha: Siç e shikoni bunkerin këtu, na ka ardhur nga lart, ka rënë poshtë në orën 4 të mëngjesit. Fatmirësisht kemi qenë në gjumë. Jemi trembur jashtë mase. U bënë dy vjet dhe nuk ka vënë njeri dorë. Jemi interesuar, tek njësia administrative dhe na kanë thënë shkoni në bashki. Kemi vajtur në Bashki, na kanë thënë se s’kemi mundësi, nuk kemi me çfarë ta heqim.
Gazetarja: O Edi po pse nuk e heq vetë ti këtë?
Eduard Hoxha: Nuk e heq dot, ça jam unë Herkul ta heq atë?
Gazetarja: Nuk ke ndonjë matrapik, merr edhe skrapin me atë rast?
Eduard Hoxha: Po ça ka ai, 200 mijë lekë hekur ka.
Gazetarja: I paske bërë llogaritë. E ke mbledh mendjen që o bashkia, o ky ngel këtu?
Eduard Hoxha: Po. Unë vetë nuk mundem. Po të binte bunkeri këtu në rrugë do bllokonte rrugën dhe bashkia do bllokonte 100 familje, ça do bënte bashkia, a do ta hiqte?
Gazetarja: Epo ka rënë tek oborri yt.
Eduard Hoxha: Po njësoj, si aty si këtu.
Me shaka, gazetarja e “Stop” i sugjeroi Edit ta kthente bunkerin në muze, ose në pishinë, por asnjëra prej alternativave nuk i pëlqeu atij.
Eduard Hoxha: I lutem bashkisë të ma heqë sa më shpejt, sepse kur dal në ballkon më duket sikur ka shpërthyer lufta. Ju lutem, po patët mundësi ma hiqni sa më shpejt.
Qytetari i është drejtuar Komunës Qendër dhe ajo e ka drejtuar drejt Bashkisë Librazhd, por asgjë nuk është bërë.
Të dy institucionet thonë se e vetmja, që mund të zgjidhë këtë problem është Ministria e Mbrojtjes, pasi vetëm ky institucion ka mjete të tillë.
Gazetarja – Në fshatin Spathar, tek zona ku banon familja Hoxha, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ka rënë një bunker.
Administratori Gazmir Bahiti – Po, po!
Gazetarja – Rreth orës 4 të mëngjesit, familjes Hoxha i ka rënë para oborrit.
Administratori Gazmir Bahiti – Fatmirësisht, kanë shpëtu! Nuk kanë pasur problem nga familja.
Gazetarja – Nuk kanë pasur problem! Nga 2017-ta deri më sot, bunkeri është ende aty. Qytetari ka ardhur, është interesuar…
Administratori Gazmir Bahiti – Po, ka ardhur këtu dhe e kam përcjellë tek Bashkia. Në moment, që do të vijnë mjetet lart për të pastru rrugën, do të heqin edhe bunkerin.
Gazetarja – Ju ia keni përcjellë si shqetësim (Bashkisë)?
Administratori Gazmir Bahiti – Po, po!
Gazetarja – Domethënë, Bashkia është në dijeni? Se ideja është, që qytetari e ka brenda në oborr. Po, në qoftë se bunkeri do të binte në mes të rrugës, juve do të ishit të detyruar, që ta hiqnit?
Administratori Gazmir Bahiti – Po, normale!
Gazetarja – Do të kishit marrë direkt masa, se do bllokohej i gjithë fshati.
Administratori Gazmir Bahiti – Nuk kam as mjete në ngarkim. Janë drejtori më vete ato të mjeteve, që kanë fadroma e kamionë. I kam thënë, shko në filan vend, bëj një kërkesë, të vijnë ta heqin!
Gazetarja – E kuptoj! Ka 5 muaj, që e ka bërë kërkesën dhe prapë nuk i kanë ardhur!
Administratori Gazmir Bahiti – S’e di!
Duke qenë se familja Hoxha para 5 muajsh i ka nisur shkresë bashkisë, Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë së Llibrazhdit për të pyetur se çfarë ka bërë me këtë rast.
Kastriot Gurra, Kryetar i Bashkisë Librazhd: Shqetësimi i qytetarit është i drejtë, ashtu siç do doja t’ju falënderoja që i jeni përgjigjur shqetësimit të tij. Ky është një problem, i cili nuk është i paditur për Bashkinë Librazhd. Qytetari është ankuar pranë njësisë administrative qendër dhe Bashkisë Librazhd. Bunkeri është një objekt, shumë specifik, që ne pavarësisht se kemi dërguar atje punonjësit tanë të emergjencave civile, është e pamundur që bashkia Librazhd me burimet e saj njerëzore, por edhe me mjetet që disponon, të bëjë të mundur lëvizjen, apo demolimin e këtij objekti. Ne kemi kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila me forcat xheniere është i vetmi institucion, i cili mund të bëjë të mundur copëtimin, apo demolimin e atij objekti, sepse në rast se ne do të ndërhyjmë me këto mjete që kemi, mund të ndodhemi para rasteve dhe fatkeqësive të tjera, sepse ai mund të lëvizë nga ai pozicion që është dhe mund të bëjë rrezik për familjet poshtë tij. /tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lulja e kufomës” lulëzon pas shtatë viteve – bima e rrallë me erë “vdekjeprurëse” tërheq mijëra vizitorë
Atletja shënon rekord botëror duke përfunduar 44 “pull-ups” në një minutë
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan
"Lulja e kufomës" lulëzon pas shtatë viteve - bima e rrallë me erë "vdekjeprurëse" tërheq mijëra vizitorë
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova