Pas të shtënave me armë zjarri, dy persona u vranë të enjten në Prishtinë dhe dy të tjerë u plagosën.
Në incidentin që u përdor edhe arma e tipit Kallashnikov, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishin përfshirë dy familje.
Përveç vrasjes së dy personave dhe plagosjes së një tjetrit nga këto dy familje, në të njëjtin rast, plagë si pasojë e të shtënave, sipas Prokurorisë, ka marrë edhe një kalimtar rasti.
Banorët në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku ndodhi kjo ngjarje, janë të shqetësuar me rritjen e numrit të vrasjeve.
Uran Haxha banon dhe punon afër rrugës ku ndodhi rasti të enjten. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se është shumë shqetësuese, zgjidhja e problemeve në rrugë nga persona të ndryshëm, pasi që mund ta pësojnë edhe kalimtarët e rastit.
“Si banor i ‘Lagjes Spitalit’ te Mati 1, pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’, ku shumë prej neve jo vetëm banojmë, por edhe punojmë, e kemi parë me shumë shqetësim, duke e ditur se shumë prej fqinjëve dhe familjarëve kanë kaluar atë ditë (kanë qenë të pranishëm) pikërisht në vendin ku ka ndodhur rasti i djeshëm”, tha Haxha.
Të shqetësuar me rastet e shpeshta të incidenteve të armatosura dhe vrasjeve janë edhe mjekët kujdestarë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Avdush Bajgora, shef ndërrimit në Qendrën Emergjente, i cili është mjek që 31 vjet, ka bërë thirrje tek institucionet e sigurisë, që të marrin masa dhe të ndalohen vrasjet.
“Kohët e fundit gjendja është bërë shumë alarmante, kemi shumë raste të tilla dhe mund t’i krahasoj lirisht me rastet që kanë ndodhur para periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ky është një tmerr. Shteti duhet të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje”, tha Bajgora.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë se armët pa leje në duart e qytetarëve, vazhdojnë të përbëjnë shqetësim serioz për sigurinë në Kosovë.
Ai kërkon nga Policia e Kosovës që të ndërmarrë masa konkrete për këtë çështje.
“Në këtë përdorim të armëve, përveç viktimave apo edhe dorasve që qërojnë hesapet mes vete, bien ndesh edhe qytetarët që janë të pranishëm në atë mes. Shqetësimi është se në këto raste përdoren edhe armë automatike”, tha Ibishi.
Për gjashtë muaj kanë ndodhur 12 vrasje
Raste të ngjashme ku janë përdorur armët, janë shpeshtuar muajt e fundit. Të shtëna me kallashnikov e pistoleta kanë ndodhur edhe në qytetin e Shtimes, gjatë grabitjes së një banke në fillim të muajit.
Në muajin gusht një 61-vjeçar e vrau bashkëshorten e tij në Prizren, derisa në Fushë Kosovë u vra një 11-vjeçar i komunitetit rom.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë ndodhur 12 vrasje.
Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se me gjithë incidentet e rënda që ndodhën kohët e fundit, ka rënie të numrit të vrasjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, Policia ka arrestuar 6769 të dyshuar, prej tyre në mbajtje janë dërguar 1993 të dyshuar, kurse janë neutralizuar 19 grupe kriminale. Numri i vrasjeve ka shënuar rënie nga 16 në 12 vrasje, ose 25 për qind. Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 2451 në 2077, ose rënie për 15.25 për qind, kurse numri i grabitjeve ka shënuar rënie, nga 133 në 102, ose rënie për 23.30 për qind”, tha Krasniqi.
Për periudhën prej gjashtë muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë 704 lloje të ndryshme të armëve pa leje, si dhe 7512 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje