LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të Adil Krasniqit, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij

Policia në kërkim të Adil Krasniqit, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka kërkuar nga mediat që të bëjnë publikimin e të dhënave të një personi i cili është i shpallur në kërkim.

Adil Krasniqi nga Prishtina është duke u kërkuar nga policia si i dyshuar për disa raste të rënda penale.

“Në bazë të kërkesës të Sektorit rajonal të hetimeve –DRP Ferizaj dhe pas përmbushjes së normave ligjore , kërkojmë që të publikoni në mjetet e informimit (elektronike dhe ato të shkruara) njoftimin lidhur me personin e shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës,i dyshuar për raste të ndryshme të rënda penale.


ADIL (FAIK) KRASNIQI
-i lindur 17.02.1986
-vendi i lindjes-Prishtinë
-adresa rr.,,Murat Gjakja” Kolovicë-Prishtinë

Luten të gjithë qytetarët të cilët posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtij personi apo ndonjë informatë lidhur me këtë person,të njoftojnë stacionin policor më të afërm si dhe në numrat e telefonit : 192/ 044 504 102 /0290 322 013 dhe 0290 322 406”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/