LAJMI I FUNDIT:

Shekerinska: Jemi ambicioz të bëhemi anëtare e aleancës më të madhe ushtarake

Shekerinska: Jemi ambicioz të bëhemi anëtare e aleancës më të madhe ushtarake

Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas Këshillit te djeshëm të sigurisë se në 50 ditët e ardhshme do të kemi periudhë turbulente, tregon se sa shteti është ambicioz në pjesën e anëtarësimit të NATO-s dhe marrjes së datës për negociata me BE-në, ka vlerësuar sot gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Jemi ambicioz për disa muaj të bëhemi anëtare e aleancës më të madhe ushtarake- politike. Tridhjetë vjet angazhohemi atë ta bëjmë, tani si projekt e kemi atë sukses. Megjithatë, e ditur është se ka struktura në dhe jashtë shtetit të cilët kundërshtojnë këtë qëllim strategjik, siç ka për fat të keq edhe struktura të caktuara edhe në shtet që me siguri nuk janë shumë të lumtur nëse i fillojmë negociatat në tetor dhe për këtë parashikimet janë se do të ketë ndodhi turbulente pasi të tilla kanë ndodhur në gjitha vendet që kanë qenë në pragun e anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Shekerinska.

Ajo ka potencuar se takimi i djeshëm i Këshillit të sigurimit tregoi se shteti jonë ka kapacitet të ballafaqohet me sfidat por siç shton, “kreu shtetëror ka dije, dëshirë dhe fokus të fuqishëm të arrijë sukses në qëllimet strategjike në këtë moment që të mos lëshohet shansi që është dhënë”.


E pyetur nëse është i sigurt kufiri jugor, duke pasur parasysh se rritet numri i emigrantëve në Greqi, ministrja Shekerinska ka thënë se situata është stabile, por që me shumë kujdes i ndjekin ndodhitë në Lindjen e Afërt, Turqi dhe Greqi dhe negociatat me BE-në mbi këtë çështje.

“Presioni në kufijtë tonë mund shpesh të shkaktojë edhe probleme të ndryshme dhe duhet të jemi të përgatitur. Armata është në kufi që të tregojmë se shteti është i përgatitur”, ka thënë Shekerinska.

Sa i takon të kthyerve nga fushëbetejat në Siri, Shekerinska ka thënë se edhe në këtë temë kanë diskutuar në Këshillin e sigurisë, ndërsa vlerësimi është se numri i tyre nuk është rritur.

“Por këto fushëbeteja nuk janë ashtu larg nga shteti dhe atë që e pamë nëpër Evropë dhe në botë është se shumë lehtë ata njerëz gjejnë rrugë deri te vendet ku duan të bëjnë problem. Prandaj, dje thirrëm në koordinim më të madh dhe më të mirë mes strukturave të zbulimit dhe sigurisë në shtet dhe ky është një nga çelësat e suksesit, kur do të locojmë njerëz, kur ata kthehen prapa në vend. Kemi programe të përgatitura për uljen e radikalizmit, për ndonjë risocializim, por të gjithë ata janë çështje me të cilat mundohen edhe shumë shtete më me përvojë”, ka thënë Shekerinska.

Ajo thekson se bashkëpunimi i mirë mes strukturave tona të sigurisë dhe zbulimit me ata aleate, është formulë e mirë që të garantohet siguri për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori