Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në debatin “Talk the Talk”, organizuar nga departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga “London School of Economics” and Political Science, në Kolegjin Riinvest.
Në fjalën e tij para studentëve të pranishëm të këtij Kolegji, kryeministri në detyrë, Haradinaj, e përshëndeti mbajtjen e një debati të këtillë, siç e quajti ai, një program risi në Kosovë, që është Ekonomi dhe Politikë bashkë, dhe një program i një institucioni të respektuar botëror të arsimit “London School of Economics” dhe se është ndjenjë e mirë që edhe të rinjtë e Kosovës e kanë këtë mundësi që të kyçen dhe ecin me trendët e asaj se çka ndodh sot në globin tonë, thuhet në njoftimin për media.
“Kosova aktualisht është në një etapë kohore të rregullt kushtetuese ligjore që parashihet kur një Qeveri jep dorëheqje, pra jemi në datën e mbajtjes së zgjedhje më 6 tetor dhe kësaj i ka paraprirë dorëheqja e Qeverisë, shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke folur edhe për sfidat që e presin Kosovën, çështjen e subjektivitet ndërkombëtar dhe planin e brendshëm të Kosovës.
Duke u përgjigjur pyetjeve për fushën e arsimin në vend dhe vizionin për të ardhmen në këtë drejtim, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se Kosova duhet të bëjë një incizim të gjendjes së saj në tërësi dhe asaj në ekonomi, të dinamikave tona të zhvillimit të brendshëm ekonomik e shoqëror, në mënyrë që të kalkulohet drejt për profilet dhe kuadrin por edhe ato çfarë kërkon Kosova në etapat që vijnë dhe se përkitazi për të përmbushur këtë aspekt, gjatë qeverisjes së tij është rritur buxheti për arsim dhe është treguar kujdes për këtë fushë.
Kryeministri në detyrë Haradinaj, ka folur edhe për ligjin për Trepçën, duke thënë se ka pasur një proces të gjatë deri te finalizimi i Trepçës dhe që ajo të jetë kompani e Kosovës. Ky proces është përmbyllur tani dhe Trepça është qind për qind kompani e Kosovës, e gatshme për t’u kyçur në marrëdhënie biznesi.
“Ajo që për ne është me interes është po ashtu një plan biznesi për Trepçën dhe mundësisht edhe për minierat tjera në nivel vendi, për një industri të re e cila ka pauzuar gjatë. Duhet të bashkëpunojmë me misionet relevante ndërkombëtare të kësaj industrie, për të verifikuar se çfarë plani i biznesit është i përshtatshëm, në mënyrë që të marrim si vend, profitet dhe të arriturat e pritura”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se me një investim jo shumë të madh, mendohet rreth 140 milionë euro, sipas kalkulimeve të ndërkombëtarëve, Trepça jo vetëm se mund të aktivizohet në periudhën kohore rreth një vit, por profiti pas aktivizimit është deri në 500 milionë në vit.
Në pyetjet e bëra për temën e dialogut, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se janë të interesuar për dialog me Serbinë, pa kushte, dhe në këtë proces është vetëm një temë, njohja reciproke në kufijtë ekzistues.
“Nëse ka gatishmëri nga Serbia që të kyçet në temën e mbetur, që është njohja reciproke në kufijtë ekzistues, jemi të interesuar, përndryshe Kosova është vend sovran qind për qind dhe populli i Kosovës e vendos se a i intereson ndonjë kompromis, apo sakrificë, por nuk është Kosova që dikush i jep detyra për sakrifica apo kompromise”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se liderët e Kosovës nuk mund të japin diçka në emër të Kosovës.
Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se duhet të jemi të sinqertë me aleatët tanë, me SHBA-në dhe BE-në, dhe t’i informojmë ata se Kosova si vend sovran ka një çështje të mbetur të hapur me Serbinë, që është njohja, dhe nëse Serbia është e gatshme për marrëdhënie bilaterale, atëherë ia kthejmë tregun.
Derisa foli për taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë, kryeministri në detyrë, Haradinaj, thekoi se Kosova duhet ta ruaj tregun deri në njohje, të bëj kalkulime për popullin e vetë dhe kësisoj bota është e ndërtuar në respektim të interesave të palëve sepse edhe siç veçoi ai, Kosova ka interes që të merr njohjen nga Serbia por atë vetëm më rihapje të tregut të Kosovës dhe jo me ndryshim të kufijve, veprim ky që do të çonte në tragjedi për Ballkanin dhe me pasoja të mëdha.
“Kthimi i tregut është në rregull, ne jemi për këtë”, përfundoi fjalën e tij, kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Në këtë format të ri të debateve në vend, Kryeministri në detyrë Haradinaj i është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës