LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i ri britanik dorëzon kredencialet te Thaçi

Ambasadori i ri britanik dorëzon kredencialet te Thaçi

Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit Ruairi O’Connell, pasardhësi i tij Nicholas Abbott, ka dorëzuar sot kredencialet te presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kështu ka bërë të ditur ambasada britanike përmes një njoftimi për media.

“Ambasadori i Lartmadhërisë së Saj në Kosovë, Shkëlqesia e tij Nicholas Abbott, prezantoi sot në mëngjes kredencialet te Presidenti i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Hashim Thaçi”, thuhet në njoftim.


Ambasadori i ri Abbott pas dorëzimit të kredencialeve tha se ndjehet i lumtur për këtë moment, dhe se do të vazhdojë punën e paraardhësve të tij për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve.

“Jam i lumtur që kam prezantuar Letrën time Kredenciale te Presidenti Thaçi. Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohërat më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcojë marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës, dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, dhe demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin”, u shpreh Abbott.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008. Shkëlqesia e tij Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori