LAJMI I FUNDIT:

Hoteli luksoz në Australi, një mrekulli nën ujë

Hoteli luksoz në Australi, një mrekulli nën ujë

Ata që adhurojnë mrekullitë e detit, do të kenë shpejt në dispozicion një vend ku të kalojnë një natë të mbushur me emocione nga më të veçantat.

Një hotel i ri me dhoma nën ujë, i gjendur në Australi pranë Barrierës së madhe koralore, do t`i ofrojë klientëve mundësinë të admirojnë nga afër krijesa detare nga më të ndryshmet drejt e nga xhami i dritares.

Dhomat e këtij hoteli janë krejtësisht të mbuluara nga uji. Shtëpi e strukturës së rrallë është deti i koraleve, që lag brigjet e Queenslandit.


Ideja e hotelit është realizuar falë bashkëpunimit me kompaninë lokale Cruise Whitsundays.

Struktura ka dy dhoma të mëdha luksoze nën ujë, të quajtura Reefsuites, nga ku mund të shijohet një pamje e jashtëzakonshme dhe ekskluzive e barrierës koralore, falë mureve të zhytur në oqean që janë në pjesën më të madhe prej xhami.

Barriera e madhe koralore është sistemi më i rëndësishëm i koraleve në botë. Ajo përfshin plot 900 ishuj në gjatësinë e saj prej 2.300 kilometrash dhe shtrihet në një sipërfaqe prej gati 344.400 kilometrash katrorë. /tch/