Çështja e deputetit Xhevat Ademi më tepër është bërë problematike nga mediumet. Xhevat Ademi nuk është ai që ka bërë veprimin andaj duhet pritur që organet e rendit ta thonë fjalën e tyre. Kështu ka komentuar sot kreu i integristëve Ali Ahmeti, rastin e Xhevat Ademit, i cili, nga prindi i të plagosurit Jusuf Bilalli, u akuzua se ai ka kryer veprën.
“Janë organet e drejtësisë, janë organet e rendit dhe ata duhet ta thonë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja. Askush nuk do as të vras djalin e as të vras mikun dhe të paktën Xhevat Ademi, nuk është ai që e ka bë veprimin, por, kjo është çështje që duhet ta thonë organet e drejtësisë. Xhevat në këtë rast më tepër është viktimë e thashethemeve”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sa i përket situatës aktuale politike në vend, Ahmeti tha se BDI ka qëndrimin e saj të prerë, respektimin e Ligjit ëpr prokurorinë Speciale dhe veprimet, sipas Ahmetit, duhet të jenë konform kornizave të këtij ligji dhe institucioneve të drejtësisë, me qëllim që ngjarjet e fundit të mos kenë ndikim apo pasojë në rrugën e eurointegrimeve.
“BDI ka qëndrim të prerë, që duhet të respektohet Ligji mbi prokurorinë speciale dhe të veprohet konform kornizave të Ligjit mbi prokurorinë, i dakorduar mes gjitha palëve, aktorë të ngjarjeve të para tre katër vitesh që u zhvilluan në vend dhe ne kërkojmë që ky Ligj të respektohet. Çdo devijim nga ky Ligj, ka pasoja për Vendin dhe sistemin juridik të republikës sonë. Unë mendoj që ky zhvillim nuk do të ketë ndikim dhe pasoja për marrjen e datës për negociatat për BE-në”, pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kreu i BDI-së, Ahmeti këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, ku është diskutuar mbi situatën aktuale politike në vend dhe zgjedhjet brenda partisë për kongresin e radhës të saj./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite