LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Situata e sigurisë në vend është stabile

Pendarovski: Situata e sigurisë në vend është stabile

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot thirri seancën e parë konstituive të Këshillit të Sigurimit. Presidenti pas takimit konstituiv theksoi se ky institucion ka qenë i margjinalizuar në të kaluarën dhe pas tre vjetëve thirrëm seancë ku planifikuam dinamikën punës për në të ardhmen.  Ai tha se seancë të këtillë do të thërras çdo dy-tre muaj

Ai tha se në këtë seancë ishte i ftuar edhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski mirëpo deri në këtë moment nuk kemi marrë ndonjë informacion për mos prezencën e tij.

Në takim përfaqësuesit referuan për gjendjen aktuale në vend. U konstatua se në vazhdim vendi pret që anëtarësim të plotë në NATO dhe marrjen e datës për integrim në BE.


Pendarovski tha se disa çështje “të vështira” do të zgjidhen në rajon dhe kjo mund të ketë pasoja edhe në vendet tjera.

Ai tha se gjatë takimit u konstatua se situata e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk indikator nga brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/