LAJMI I FUNDIT:

Grimeri i famshëm shqiptar, Mario rrëfen historinë frymëzuese për nxënësit duke u kërkuar atyre të mos tallin të tjerët

Grimeri i famshëm shqiptar, Mario rrëfen historinë frymëzuese për nxënësit duke u kërkuar atyre të mos tallin të tjerët
Foto: Mario Dedivanovic/Instagram-

Grimeri i famshëm shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mario Dedivanovic, është një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, në veçanti nga puna e tij me shumë prej yjeve të Hollywoodit.

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, Mario së fundmi ka bërë një shkrim interesant në rrjetin social Instagram, duke iu kërkuar të gjithë nxënësve që e lexojnë atë, që të jenë të kujdesshëm me nxënësit e tjerë.


https://www.instagram.com/p/B06IyX0Fwoe/

Duke bërë thirrje që të ndalet bullizmi, grimeri i Kim Kardashian gjithashtu thotë se askush nuk duhet gjykuar nëse është ndryshe, sepse mbase janë rrethanat që e bëjnë të tillë.

“Kërkesë e veçantë për të gjithë ju që riktheheni në shkolla në ditët në vazhdim: nëse shihni dikë që ka vështirësi të bëjë miq ose po e tallin sepse nuk ka aq shumë shokë ose sepse është i turpshëm ose jo dhe aq i bukur ose nuk ka veshur rrobat më “in”- ju lutem dilni në krahë. Përshëndeteni ose të paktën buzëqeshni nëpër korridore. Asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë ai person mund të jetë duke kaluar jashtë shkollës. Mirësjellja jote mund të bëjë një diferencë të madhe në jetën e dikujt”, shkruan në fotografinë që e postoi grimeri.

Ndërsa, postimit ia shtoi fjalët “Kur isha në shkollë fillore (klasa e dytë apo e tretë) kishte disa fëmijë që tallnin një vajzë të vogël nga Kina që nuk fliste anglisht dhe i hidhnin gjëra gjatë drekës ndërkohë që ajo ulej vetëm. Ajo thjesht ulte kokën. Fillova të ulesha me të gjatë drekës dhe të flisja dhe ata ndaluan së hedhuri gjëra. Në fund të ditës, dilja nga shkolla me të. Madje mbaj mend që ia lidhja flokët ndonjëherë sepse i binin në sy. Në ditën e fundit të shkollës, mamaja ose gjyshja e saj më dha një lodër të vogël. Ajo nuk fliste anglisht, por nuk ishte nevoja. Mirësjellja është një gjuhë universale”, ka përfunduar shkrimin e tij, Mario. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B19DCKgFSlL/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori