LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Miliona euro të kursyera i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore

Ismaili: Miliona euro të kursyera i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar sot Klinikën e ORL-së.

Me këtë rast, ministri Ismaili ka përuruar pajisjen e re të FESS-it (Functional Endoscopy Sinus Surgery), aparaturë për trajtim minimal kirurgjik të patologjive së hundës dhe sinusëve.

Klinika e ORL-së për herë të parë po furnizohet me një pajisje të tillë moderne në vlerë 100 mijë euro.


Ministri Ismaili tha se milionat e kursyera nga luftimi i korrupsionit janë kthyer në modernizimin e pajisjeve mjekësore.

“Miliona euro të kursyera të cilat i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore po ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”, tha ministri Ismaili, thuhet në njoftimin për media.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se të gjitha këto aparatura po blihen në vazhdën investimeve të mëdha që po bëhen për t’i shtuar shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Drejtori i Klinikës së ORL-së, Hajdin Thaçi, falënderoi ministrin Ismaili për mbështetjen e tij të madhe për edhe për klinikën e tij, duke thënë se kjo është një ndihmë e madhe për profesionistët shëndetësorë por edhe pacientët që do t’i marrin këto shërbime.

Klinika e ORL-së shpejt do të bëhet edhe me pajisje për Audiologji dhe me salla të reja operative. /Telegrafi/