LAJMI I FUNDIT:

Federer mes dhimbjesh në shpinë, pëson humbje kundër Dimitrovit

Federer mes dhimbjesh në shpinë, pëson humbje kundër Dimitrovit

Vetëm 15 minuta pas çerekfinales, rreth mesnatës me kohën lokale, Roger Federer u paraqit para reporterëve në turneun US Open.

Me sa duket i pakënaqur që turneu mbaroi në këtë mënyrë, me një dëmtim, zvicerani së pari zgjidhi atë që e shqetësoi në ndeshjen me Grigori Dimitrovin


“Unë isha duke kërkuar trajtim në pjesën e sipërme të shpinës, afër qafës. U përpoqa ta qetësoja me një masazh, për të parë nëse dhimbja mund të zvogëlohej, nëse mund të bëhesha më mirë. Ky është momenti i Grigorit dhe jo imi e trupit tim. Kështu që gjithçka është mirë”, tha kampioni shumëfisht i tenisiti.

Tenisti 38-vjeçar pësoi humbje kundër kolegut bullgar me rezultat 3-1, në sete 3:6, 6:4, 3:6, 6:4 dhe 6:2. Kur u pyet kur e ndjeu se ishte në telashe në këtë ndeshje, ai tha se gjithçka filloi të përkeqësohet në setin e katërt.

“Kur nuk funksionon, gjithmonë ndjehesh keq. Kishte raste kur ndihesha sikur isha vazhdimisht në avantazh. Kam pasur një shans të kthehem në setin e katërt. Fillimi i këtij seti nuk ishte ideal”, pohoi ai dhe më tutje shtoi “Ndjeva një problem këtë pasdite. Mendova se isha akoma në gjendje të luaj. Kështu që bëra çmos. Nuk ishte e vështirë të hiqja dorë nga diçka. Grigor ishte në gjendje të më rrahë. Unë kam luftuar me të gjitha mënyrat, kështu që është mirë”, shtoi Federer.

Ndryshe, zvicerani kujtojmë se në të kaluarën turneun e hapur amerikan e ka fituar pesë herë në karrierë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori