Nëse jeni helmuar nga ushqimi, si ta merrni veten në kushtet e shtëpisë
Efektet e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo njeri. Disa përjetojnë ngërçe në stomak, kurse të tjerë diarre dhe të vjella. Gjithashtu mund të përjetohet edhe marrje mendsh dhe dehidratim
Në listën më poshtë do të gjeni ushqimet që janë provuar se u bëjnë mirë personave të helmuar nga ushqimi.
Çaji i mentes
Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor, pasi lehtëson spazmat dhe dhimbjen. Përgatisni një filxhan të ngrohtë çaj menteje dhe spazmat në stomak do t’ju largohen.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të popullojnë stomakun. Është perfekte për të parandaluar edhe shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin ushqimor.
Uji
Diarreja është një prej pasojave të helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.
Karboni aktiv (ushqimor)
Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshëruara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.
Limoni
Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.
Mollët
Lehtësojnë urthin dhe parandalojnë acidin refluks. Mollët përmbajnë substnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.
Bananet
Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Ndihmon gjithashtu të merrni veten shpejt.
Borziloku
Gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.
Kumini
Farat e tij qetësojnë lëngjet në stomak. Shtoni disa fara në supë për të përshpejtuar procesin e shërimit.
Xhinxheri
Xhinxheri ka efekte të shkëlqyera kundër sëmundjeve të aparatit tretës. I kombinuar me mjaltin ai është një trajtim i mirë për dhimbjen dhe reduktimin e inflamacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri