LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Mitrovicës së shpejti me laborator gjeologjik

Universiteti i Mitrovicës së shpejti me laborator gjeologjik

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar sot hapësirat e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për t’u njohur më afër me punën që bën ky agjencion.

Sipas një njoftimi, në premisat e këtij dikasteri që është nën menaxhimin e MZHE-së, ministri Lluka u prit nga kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik (SHGJK), Fidamik Sahiti dhe stafi i kësaj agjencie.

Kreu i MZHE-së u njoftua për investimet që ka bërë SHGJK, ku ka instaluar dy pajisje të rëndësishme për këtë sektor, që kanë kushtuar mbi 700 mijë euro: mikroskopin digjital me nano-teknologji e cila ka kapacitet të shohë deri në afërsi prej 1/100 e milimetrit dhe rentgen për identifikimin e të gjitha mineraleve.


Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, gjithashtu është përgjegjës për monitorimin 24 orë në 7 ditë të javës për aktiviteteve sizmike, ku ka të instaluara 6 pika në vende të ndryshme në Kosovë.

Ministri Lluka gjithashtu paralajmëroi se javën e ardhshme do të përurojë laboratorin e ri në hapësirat e Universitetit të Mitrovicës, ku studentët do të kenë mundësi të praktikojnë njohuritë e tyre në fushën e gjeologjisë. /Telegrafi/