Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së bashkëluftëtarit të tij, heroit Xhavit Haziri.
Veseli tha se 21 vite më parë kishte ndodhur ndarja e fundit me Xhavit Hazirin.
Ai tha se është emocionale për të, të ritakohet sot me Xhavit Hazirin dhe t’i urojë mirëseardhje në qytetin e Obiliqit.
“Nëse ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ideolog të organizmit dhe veprimeve të armatosura kundër Jugosllavisë, ka qenë pikërisht Xhavit Haziri. I tillë ka rënë edhe në burgun e dytë. Nuk kanë mundur t’ia nxjerrin asnjë fjalë. Në ditën e parë pas burgut, është lidhur prapë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Veseli.
Ai tha se jo rastësisht në shtatorin e vitit 1998 qeveria serbe, nëpërmjet organeve të saj, kidnapoi Xhavit Hazirin, për të cilin veprim ai tha se ka dokumente zyrtare.
“Kjo është edhe arsyeja pse e kam nisur çështjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Jo vetëm të flasim, por ne duhet ta çojmë Serbinë dhe kriminelët e saj në gjykatë dhe aty të gjykohen, sepse aty e kanë vendin”, theksoi Veseli, thuhet në njoftimin për media.
Ai tha se rrugëtimi i Xhavit Hazirit, Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Komandantin Legjendar Adem Jasharit, heroit Zahir Pajazitit dhe të gjithë heronjve të tjerë, do të vazhdojë, por bëri thirrje për më shumë modesti nga ana e bashkëluftëtarëve.
“Ne bashkëluftëtarët që jemi gjallë, të jemi më modestë, të mos kërkojmë vetëm prej vendit, por të bëjmë më shumë për të. Ne duhet t’u krijojmë më shumë siguri gjeneratave të ardhshme, sepse ky shtet do të jetë i përjetshëm, i pacenuar dhe i zhvilluar ekonomikisht. Sa më pak llafe, sa më pak patriotizëm formal, sa më shumë punë dhe veprimtari patriotike, në mënyrë që ta bëjmë të përjetshëm kujtimin për Xhavit Hazirin dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj