LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë edhe sot përpjekjet për shuarjen e zjarrit në malet e Gjakovës, nuk ka rrezik për banorët

Vazhdojnë edhe sot përpjekjet për shuarjen e zjarrit në malet e Gjakovës, nuk ka rrezik për banorët
Ilustrim

Që nga data 27 gusht, pyjet e Gjakovës në brezin kufitar me Shqipërinë po vazhdojnë të digjen.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve përveç policisë dhe zjarrfikësve, është aktivizuar edhe ushtria .

Vetëm sot në terren janë 9 njësi të zjarrfikësve nga qytete të ndryshme që po asistojnë në shuarjen e zjarrit.


Zjarret në malet e Gjakovës, aktivizohet edhe ushtria
Lexo po ashtu Zjarret në malet e Gjakovës, aktivizohet edhe ushtria

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Një pjesë e madhe e zonës malore që është në zonën e përgjegjësisë së DPR-Gjakovë është përfshirë nga zjarri që nga data 27.08.2019. Lidhur me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitë relevante të cilat vazhdojnë të punojnë në terren dhe kanë arritur të shuajnë një pjesë të madhe të zjarrit, vetëm sot i kemi janë 9 njësi të zjarrfikësve nga qytete të ndryshme që po asistojnë në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se zjarret nuk paraqesin rrezik për banorët.

“Për shkak të terrenit të pa përshtatshëm dhe pamundësisë së zjarrfikësve për të arritur në afërsi të lokacionit një pjesë e zjarrit nuk është arritur të shuhet. Bazuar në informatat nga terreni nuk ka rrezik për banorët”, u shpreh Podrimaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori