Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Qendrën “Abi Çarshia”, në Prizren, ku është pritur nga pronari Irfan Fusha me bashkëpunëtorë.
Duke e vlerësuar si familje të respektuar, me të cilën njihet tash e 20 vjet, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se nga atëherë ka parë nisjen e tyre dhe të arriturat e familjes Fusha.
“Është e vërtetë se Irfani dhe “Abi Çarshia” janë kthyer në storie të suksesit, jo vetëm në Prizren, por edhe në nivel nacional, duke punësuar 700 vetë, në përpunim e prodhim, në sektorin e pemëve, perimeve dhe të qumështit, por edhe rreth 700 të tjerë të punësuar përmes kësaj qendre”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, në prononcimin para medieve, duke shtuar se kjo është një kompani e suksesshme, e cila për fat të mirë tashmë është më e mobilizuar dhe se taksa 100 për qind për produktet e Serbisë i ka ndihmuar, duke u dhënë më shumë hapësirë në treg dhe mundësi të plasimit të produkteve.
“Kuptohet se ka ende shqetësime dhe një ndër to është çmimi i lartë i ujit, meqë kjo është një kompani prodhuese që ka të bëjë me pemë dhe perime, andaj edhe çmimi i ujit për përpunim dhe pastrim është i lartë”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar se problem tjetër është edhe ndërprerja e energjisë në raste të caktuara dhe nevoja e madhe e një komunikimi më të mirë me komunën.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se Komuna e Prizrenit dhe niveli nacional duhet të gjejnë gjuhën e komunikimit me akterët e fuqishëm ekonomik për t’i akomoduar planet për rritje, sepse duke u rritur ata rritet numri i të punësuarve dhe ekonomia e vendit.
”Nëse i shtohen Prizrenit edhe 400 të punësuar në pjesën tjetër, kjo është në interes të të gjithë neve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke theksuar se në nivelin nacional janë të interesuar t’i akomodojnë planet e të gjitha bizneseve, të gjithë sipërmarrësve, sepse ka nevojë për vende të punës në Kosovë.
Pronari i Qendrës “Abi Çarshia”, Irfan Fusha, duke falënderuar kryeministrin në detyrë Haradinaj për vizitën që i bëri, tha se për kompaninë që udhëheq është kënaqësi e madhe takimi me kryeministrin, me të cilin ka biseduar për taksën, pengesat që i kanë nga komuna, por edhe pengesat tjera doganore dhe ato në prodhim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova