LAJMI I FUNDIT:

Shkolla në Komunën e Gazi Babës pa paralele në gjuhën shqipe, prindërit në bojkot

Shkolla në Komunën e Gazi Babës pa paralele në gjuhën shqipe, prindërit në bojkot

Në shkollën fillore Njegosh, në fshatin Jurumleri në Komunën e Gazibabës, nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhë shqipe deri në klasën e 5. Nga klasa e gjashtë janë të detyruar të mësojnë në gjuhën maqedonase.

Nxënësit sot shkuan në shkollë, por e bojkotuan mësimin bashkë me prindërit e tyre.

“Më duket shumë e padrejtë deri në të pestën me mësuar shqip e pastaj të kthehemi të mësojmë në maqedonisht. Se gjithë gjërat i mësojnë në gjuhën shqipe është e pamundur që pastaj të mësojnë në gjuhën maqedonase”, tha një prind.


“Nuk hyjmë në mësim se jemi duke bojkotuar mësimin se nuk na jepet mundësia për të mësuar në gjuhën shqipe deri në klasën e 9 nuk mund t’i regjistrojmë edhe nxënësit në tjera vende se nuk i pranojnë. Rrugëdalje tjetër nuk kemi e kërkojmë këtu në shkollën Njegosh ku nuk na jepet leja prej disa vitesh”, shtoi një prind tjetër.

Për të marrë përgjigjen për nxënësit pse nuk mësojnë në gjuhën shqipe, ekipi i gazetarëve të TV21 shkuan edhe tek drejtori i shkollës fillore Nikolla Nastevski. Pas një sjelljeje të pahijshme ndaj gazetarëve, hyri brenda në zyrën e tij dhe e mbylli derën. Më pas urdhëroi edhe sigurimin që gazetarët t’i nxjerrë jashtë shkollës. Pas disa minutave drejtori doli në korridoret e shkollës por duke mos dashur të flasë.

Për çështjen e hapjes së paraleles në gjuhën shqipe tentuam të kontaktojmë kryetarin e Gazi Babës Boris Georgievski, por nuk na dha përgjigje.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi tha se është i njoftuar me rastin dhe se po pret nga Komuna e Gazi Babës që të bëjë kërkesën për hapjen e paraleleve dhe menjëherë të merren masa.

“Ne si ministri e Arsmit dhe Shkencës po sa të na arrijë kërkesa e Komunës së Gazi Babës do t’i japim pëlqimet e nevojshme për formimin e paraleleve edhe për ato klasë në të cilët zhvillohet mësimi lëndor. Më sa e di unë deri në ditën e premte janë bërë analiza dhe grumbullim i të dhënave se sa fëmijë janë të interesuar për të ndjekur mësimin nga klasa e 6 deri në klasën e 9 dhe të njëjtat është dashur të deponohen deri tek kryetari i Komunë së Gazi Babës”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ademi e dënoi sjelljen e drejtorit ndaj gazetarëve dhe tha se nuk do të tolerohet një sjellje e tillë. Përndryshe prindërit thonë se janë dhjetëra nxënës shqiptarë që kanë përfunduar klasën e pestë dhe tani nuk janë regjistruar në klasën e gjashtë meqenëse kërkojnë që mësimin ta zhvillojnë në gjuhën e tyre amtare. Sipas informacioneve të banorëve, fshati Jurumleri dhe përreth ka diku 80 nxënës shqiptarë të cilët mësojnë në këtë shkollë. Prindërit paralajmëruan protesta të reja të mërkurën./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori