Publikimi në disa portale i disa përmbajtjeve me emra të zyrtarëve të lartë, gjoja të përfshirë në rastin “Reketi”, dhe përgënjeshtrimi i tyre, por edhe paralajmërimi për ngritjen e padive për shpifje, sërish ka ngritur debatin për nevojën e rregullimit të sferës së medias dhe mbrojtjen nga lajmet e rreme.
Drejtuesit e organeve të ndjekjes kanë paralajmëruar mediat se mund të përballen me pasoja nëse vazhdojnë me publikimin e materialeve që mund të pengojnë procesin hetues për raste të ndryshme gjyqësore.
Të ndodhur përballë vërshimit të informacioneve të ndryshme, të paverifikuara, e që kanë shkaktuar huti e reagime të shumta në opinion, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar hartimin e një regjistri të mediave, ku do të përfshihen të gjitha ato media dhe portale që përmbushin standardet për informim të opinionit.
“Në kuadër të këtij regjistri nuk do të ketë vend për propagandë, nuk do të ketë vend për dezinformata, për lajme të rreme. Gjithashtu nuk do të ketë vend për redaksi anonime, për redaktor anonim, të cilët fshihen dhe punojnë nëpër bunkerë. Ky regjistër do të shërbejë që t’ia bëjmë me dije opinionit se cilat media i përmbushin kushtet që të jenë media, por edhe cilat janë ato që i përmbahen kritereve gazetareske gjatë punës së tyre, cilat mediat ka pronësi transparente dhe gjithçka tjerë që ka të bëjë me funksionimin e tyre”, thotë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Nga Këshilli i Etikës thonë se lajmet e rreme apo tekstet joprofesionale janë problem serioz dhe për këtë më së miri flasin ankesat që kanë ardhur në adresë të këshillit.
“Të dhënat nga viti i kaluar tregojnë se në 77.7 për qind të rasteve kemi pasur ankesa lidhur me tekstet që nuk ishin në përputhje me standardet profesionale, edhe atë në portalet online. Kjo nuk na befason kur kemi parasysh apo kur lexojnë se çfarë lajmesh e tekstesh publikohen në këto portale”, thotë Katerina Sinadinovska nga Këshilli i Etikës.
Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mirëpritur vendimin për themelimin e regjistrit me besimin se mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e gjendjes me lajmet e rreme.
“Gazetarinë kritike duhet ta kemi, është pushteti i katërt, fuqia e shtatë, është shumë e shëndoshë për demokracinë, por gjithashtu edhe lajmet e rreme dhe të pavërtetat janë të dëmshme për demokracinë. Unë përshëndes nismën për formimin e një regjistri për mediat, për portalet, se cilat janë media, kush merret me lajme të rreme e kështu me radhë dhe besoj se kjo do të japë rezultate, pasi deri tani mjeti i vetëm për të luftuar këtë dukuri është e vërteta”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Qeveria ndërkohë ka dalë me një nismë për një plan aksional kundër dezinformatave, por që nga shoqatat e mediave është kritikuar, duke e vlerësuar si tentim për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes. Qeveria ka thënë se masat parashohin nxitjen e debatit mes shoqatave mediatike dhe sektorit civil me qëllim vetërregullimin dhe përcaktimin e standardeve të mediave, që do të ndjekin punën e Qeverisë, por edhe çështje tjera në punën e tyre.
“Me shqetësim kemi ndjekur masat pro-aktive, në veçanti ato që implikojnë fushata të paguara në mediat private, aplikimin e kritereve për akreditim të mediave për ndjekjen e punës së Qeverisë si dhe formimin e grupit aksional kundër dezinformatave. Gjithë këto mund të interpretohen si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes, që mund të dëmtojnë sektorin e brishtë mediatik në vend”, ka thënë Dragan Sekullovski, njohës i çështjes së mediave.
Mediat në Maqedoninë e Veriut ka qenë objekt i debateve të shumta për shkak të presioneve që kishin ato në periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Ndryshime janë bërë që janë vlerësuar pozitivisht edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, por ende ka punë për të bërë në transformimin e transmetuesit publik dhe konsolidimin e agjencisë së mediave./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Koncepti i ri për arsimin e mesëm është hedhur poshtë nga të gjitha institucionet dhe ekspertët përkatës
I dënuari arratiset nga burgu i Shënkollit gjatë natës, policia nis kërkimet
Ia dëmtojnë gomat e veturës me mjet të mprehtë, Policia heton rastin në Prelluzhë të Vushtrrisë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze