LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Emërimi i Palmer tendencë për marrëveshje të nxituar mes Kosovës dhe Serbisë

Serwer: Emërimi i Palmer tendencë për marrëveshje të nxituar mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se emërimi i Mathew Palmer si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është një tendencë për të arritur një marrëveshje të nxituar midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA.


“Pas emërimit, unë do të shpresoja për një politikë më të qartë të SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe për një koordinim më të mirë me Evropën. Por kam frikë se kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Serwer për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

“Emërimi i një përfaqësuesi special nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Qëllimi është që ai të flas si përfaqësues dhe të ketë respekt më të madh pasi që do të flas direkt në emër të Sekretarit të Shtetit. Është e qartë që tregon qëllimin e SHBA-së për të pasur ndikim sa më të madh në rajon, dhe me siguri për të pasur një zgjidhje të problemit të Kosovës”.

“A është për të shpejtuar përpjekjet për të arritur një zgjidhje të rrezikshme për ndarjen e Kosovës? Nëse po si do të adresohen aspektet negative të kësaj ideje. Po në lidhje me paralajmërimet publike, jo vetëm nga ekspertë si unë por edhe nga zyrtarë të vendeve fqinje në rajon se ata do të duhet të jetojnë me pasojat e një zgjidhje të tillë .

Si do të tejkalohet kundërshtimi nga disa vende, veçanërisht nga Gjermania?”

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Kukan teksa ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të tillë të prekjes së kufijve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori