LAJMI I FUNDIT:

Edhe ato qajnë pas ndarjes: Këshillat e damave të famshme se si ta marrin veten pas dështimit në dashuri

Edhe ato qajnë pas ndarjes: Këshillat e damave të famshme se si ta marrin veten pas dështimit në dashuri

Edhe ato janë sikur ne. I bëjnë të lumtura, po edhe i pikëllojnë gjëra të ngjashme

Edhe këngëtaret, aktoret, por edhe moderatoret kanë periudha të vështira në jetët personale. Edhe ato qajnë çdoherë kur ndahen nga i dashuri, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja Rihanna, aktoret Jennifer Aniston dhe Uma Thurman, moderatorja Oprah Winfrey, janë vetëm disa ndër personalitetet publike të cilat haptas kanë folur për ndarjet dhe kanë dhënë disa këshilla të dobishme.


“Zemra e thyer mund të bëhet dhuratë e mirë për ju. Qani nëse jeni të detyruara, kjo gjithsesi nuk do të jetë përgjithmonë, sepse sërish do të gjeni dashurinë dhe ajo do të jetë edhe më e mirë. Ndërkohë, kënaquni me çdo gjë që keni”, i ka thënë këngëtarja Rihanna fansit në Twiterin e vet më 2017.

Moderatorja më e famshme e të gjitha kohëve, Oprah Winfrey, në intervistën për “Vibe” më 2018 ka thënë që pas ndarjes më së shumti ka qarë për femrën e cila ka qenë dikur.

“Ndarja më ka mësuar që duhet patjetër të dua veten”, ka thënë Oprah.

Jennifer Aniston në intervistën për “Vanity Fair” më 2005 ka thënë se si ekzistojnë disa faza pikëllimi.

“Momentet e pikëllimit në të vërtetë janë të mira. Lejojani vetes. Kur përpiqeni shmangni dhembjen, krijohet dhembje edhe më e madhe. Unë jam qenie njerëzore dhe kam pasur përvoja të dhembshme, mirëpo gjithmonë kam shikuar që të ngrihem mbi pikëllimin”, ka thënë Jennifer Aniston.

Aktores Uma Thurman i janë dashur katër vjet që të marrë veten pas ndarjes.

“Kur për herë të parë kam kaluar nëpër ndarje dikush më ka thënë që për t’u ndier më mirë do të më nevojitet së paku gjysma e asaj kohe sa kemi qenë në lidhje. Kam qenë në agoni, ndërsa e fundit që kam dëshiruar të dëgjoj është që aq gjatë të jem e lëndueshme. Dhe vërtet katër vjet pas (kemi qenë në lidhje tetë vjet) më në fund po ndihem më mirë”, ka thënë Uma Thurman. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Virgjëresha – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit është i favorshëm për avancim në karrierë, maji është muaji i dashurisë

Virgjëresha – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit është i favorshëm për avancim në karrierë, maji është muaji i dashurisë

Astrologji
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli

Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Kalo në kategori