LAJMI I FUNDIT:

Britani, 30 protesta për të kundërshtuar pezullimin e Parlamentit

Britani, 30 protesta për të kundërshtuar pezullimin e Parlamentit

Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin nga BE pa marrëveshje.

Protestuesit janë kryesisht pro-Bashkimit Evropian dhe qëndrimit të Britanisë në union, ndërkohë që kryeministri i ri nuk ka përjashtuar largimin edhe pa arritjen e një marrëveshjeje.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit pa marrëveshje do të ishte dëmtues për Londrën.


Falë vendimit të Johnson për të pezulluar Parlamentin – normalisht një ndërprerje rutinë për të lejuar qeverinë të hartojë plane për një agjendë të re legjislative – ligjvënësit pro-BE-së kanë vetëm tre ditë për të miratuar një legjislacion urgjent, një kohë jashtëzakonisht e shkurtër për të shqyrtuar legjislacionin në Dhomat e Komunëve dhe Lordëve, përcjell Top Channel.

Drejtuesi i partisë kryesore të opozitës së Punës në Britani, Jeremy Corbyn, u ka kërkuar anëtarëve të partisë të protestojnë të Shtunën në 10 qytete britanike dhe të “mbyllin rrugët” dhe “të pushtojnë ura”.

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Kalo në kategori