LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim dhe të shtëna me armë në Vlorë, plagoset në banesë ish-mësuesi i dënuar për vrasje

Shpërthim dhe të shtëna me armë në Vlorë, plagoset në banesë ish-mësuesi i dënuar për vrasje

Një 36-vjeçar, ish-mësues Fizkulture, i dënuar për vrasje është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia thotë se rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur, dyshohet me armë zjarri Eljus Thartori 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ndërkohë RTV Ora raporton se në banesë ka pasur edhe shpërthim me lëndë plasëse, por nga policia ende nuk është konfirmuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja, ndërsa nga spitali bëhet e ditur se 36-vjeçari ka pasur djegie.

Kush është i plagosuri-Eljus Thartori, ish-mësues i Fizkulturës, por i shkarkuar për precedent penal për vrasje, prej pak kohesh kishte qenë jashtë shtetit.

Ai ka qenë mësues edhe pse ishte i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.