LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: LDK e mban përgjegjësinë çfarëdo që të ndodhë në skenën politike

Konjufca: LDK e mban përgjegjësinë çfarëdo që të ndodhë në skenën politike

Pas refuzimit të ofertës së Kurtit nga LDK-ja, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ai përmes një deklarate për media, ka thënë se refuzimi i LDK-së tregon se kush ka qenë i sinqertët gjatë gjithë përpjekjes për koalicion parazgjedhor.

“Vetëvendosje është e sigurt që ne po hynim në një garë dhe listë të përbashkët me LDK që do të ishte fitore para zgjedhjeve, mirëpo refuzimi i LDK tregon se kush ka qenë i sinqertë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur si VV. Nuk e kemi vendosur si kryeministër Kurtin në mënyrë të njëanshme. Kemi heq dorë nga bartja e listës dhe ia kemi dhënë që Kryeministrin ta përcaktojë populli”, ka deklaruar Konjufca.


Kurti, Mustafës: Të garojmë me një listë të përbashkët pa kandidat, kryeministër të bëhet ai që merr vota më shumë
Lexo po ashtu Kurti, Mustafës: Të garojmë me një listë të përbashkët pa kandidat, kryeministër të bëhet ai që merr vota më shumë

Sipas tij, oferta e tyre reflekton një zemërgjerësi të Vetëvendosjes, dhe se  përgjegjësinë për moskrijimin e koalicionit në mes dy partive do ta bartë LDK-ja.

“Mundësinë e PAN-it të ardhshëm LDK do ta eliminonte me koalicionin me VV dhe kryeministrin do ta vendoste populli. LDK e mban përgjegjësinë çfarëdo që të ndodhë në skenën politike. Kurti me ofertën që ia bëri LDK-së ka shkuar edhe kundër vullnetit të shumë aktivistëve tanë. Ne kemi qenë të bindur se LDK do ta pranonte këtë mundësi, sepse meqenëse kishim pozicione të cilat e barikaduan postin e kryeministrit, ne e dërguam te populli”, ka thënë ai.

Mustafa refuzon propozimin e Kurtit rreth kandidatit për Kryeministër
Lexo po ashtu Mustafa refuzon propozimin e Kurtit rreth kandidatit për Kryeministër

Konjufca ka shtuar se letra e Mustafës ishte mbyllje e derës për Vetëvendosjen.

“Kemi bërë gjithçka sepse ua kemi pasë borxh qytetarëve. Ata nuk po na e pranojnë kandidatin tonë që ka shumë më shumë vota se Vjosa. Albin Kurti kishte 143 mijë vota kurse Vjosa  64 mijë vota. Edhe përkundër kësaj, thamë hajde këtë çështje le ta zgjidhin qytetarët”, është shprehur ai.

Më tej ka theksuar se oferta e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmanin nuk do të pranohet nga Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori