LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Institucionet të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

OSBE: Institucionet të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Misioni i OSBE-së në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve që të bëjnë çmos për zbardhjen e fatit të 1653 personave të pagjetur.

“Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.


Njoftimi i plotë:

Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton fatin e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë viteve të trazirave në Kosovë. Në 20 vjetorin e misionit tonë, rikonfirmojmë angazhimin tonë për të punuar për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet. U bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë dhe individëve të bëjnë çmos që të zbardhen rastet e mbi e 1,653 personave që ende nuk janë llogaritur. Familjet e të zhdukurve vazhdojnë të vuajnë dhe po presin zgjidhje. Vuajtja e tyre dhe kostoja njerëzore e konfliktit duhet të jenë një kujtesë e vazhdueshme e vlerës së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut për të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori