LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon të zbardhet fati i të pagjeturve

PSD kërkon të zbardhet fati i të pagjeturve

Partia Socialdemokrate përmes një komunikate të bërë për media ka kërkuar që të zbardhet fati i personave të pagjetur.

Në komunikatë thuhet se Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve, Kosovën e gjen të lënduar e me plagë të hapur.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Kjo ditë Kosovën e gjen të lënduar e me plagë të hapur. 20 vjet pas luftës Kosova vazhdon të mos ketë kurrfarë përgjigje për 1562 qytetarë të saj. Serbia vazhdon obstruksionet e saj me pjesën më të ndjeshme të shoqërisë.


Përdorimi si levë kushtëzuese i fatit të pagjeturit përbën politikë antihumansite dhe mungesë vullneti për fqinjësi të mirë e bashkëjetesë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe vendosja e pakushtëzuar e drejtësisë është kushti themelor për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Partia Socialdemokrate thotë se është me familjet e atyre që ende nuk e kanë një përgjigje për më të dashurit e tyre.

“Në secilën situatë dhe kudo që jemi do të angazhohemi që fati i tyre të zbardhet dhe përgjegjësia të mbahet”.

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve në Kosovë është shënuar edhe me një protestë paqësore e organizuar nga shoqata “Ngritja e Zërit”, dhe po ashtu është promovuar një libër me rrëfime të familjarëve të të zhdukurve ”Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në Kosovë kërkon edhe 1653 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori