LAJMI I FUNDIT:

EULEX: 20 vite pas luftës, vazhdojnë të shtohen në listë emrat e personave të pagjetur

EULEX: 20 vite pas luftës, vazhdojnë të shtohen në listë emrat e personave të pagjetur

Misioni i EULEX-it në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka thënë se sot në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyrueshm, që të bëhet përparim në zgjidhjen e fatit të Pagjeturve është e domosdoshme që palët përkatëse t’i shkëmbejnë mes vete informacione të besueshme dhe përkatëse.

“Sot, ne e përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyrueshme, duke e ngritur vetëdijesimin për plojën e të pagjeturve dhe familjeve të tyre në mbarë botën dhe duke u ri-zotuar për zbardhjen e fatit të Zhdukurve.

Njëzet vite pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999, emrat e Personave të Pagjetur vazhdojnë të shtohen në Listën Zyrtare. Aktualisht janë 1,653 persona të pagjetur. Në mënyrë që të bëhet përparim në zgjidhjen e fatit të Pagjeturve është e domosdoshme që palët përkatëse t’i shkëmbejnë mes vete informacione të besueshme dhe përkatëse”, thuhet në njoftimin për media.


EULEX thekson se bashkërendimi midis palëve të interesuara duhet të përmirësohet ndërsa komunikimi me shoqatat e familjeve të forcohet. Vazhdimi i profesionalizimit të zyrtarëve policorë dhe të mjekësisë ligjore duhet të mbetet një prioritet i lartë, së bashku me zbatimin koherent të strategjive efektive dhe gjithëpërfshirëse për kërkim.

“Kjo është një çështje që i prek shumë familje këtu në Kosovë dhe në rajon dhe unë dëshiroj që t’ua ofroj mbështetjen time familjeve që ende presin ta mësojnë fatin e më të dashurve të tyre. Ndërsa natyra e procesit të identifikimit është e ndjeshme, e ndërlikuar dhe kërkon kohë, është me rëndësi që ajo të vazhdojë në mënyrë që të gjinden përgjigjet për fatin e të pagjeturve. EULEX-i ka kapacitete të dedikuara për këtë fushë dhe do ta vazhdojë mbështetjen e tij sipas nevojës dhe kërkesave të partnerëve kosovarë të tij”, tha Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Bernd Thran.

Në këtë kontekst, përkushtimi i vërtetë i autoriteteve kosovare është tejet i dobishëm për ta çuar më tej punën për personat e pagjetur, duke filluar me miratimin e pritur të akteve nënligjore për riorganizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, një hap ky i rëndësishëm drejt modernizimit të tij.

“Që prej fillimit të mandatit të EULEX-it e deri më sot, ky Mision i ka kryer 639 operacione në terren me qëllim të gjetjes të personave të pagjetur, përfshirë 160 zhvarrime. Mbetjet mortore të 449 individëve janë identifikuar, përfshirë 306 persona të pagjetur.

EULEX-i ofron ndihmë teknike për Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës përmes ekipit të tij të ekspertëve mjeko-ligjorë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të pagjetur tek familjet e tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori